Militantët e ISIS-it janë rishfaqur për mediat me një tjetër krim të shëmtuar. Bëhet fjalë për një video ku tregohet barbaria mbi një manastir 1500-vjeçar.
Trupat terroriste kanë shkatërruar plotësisht manasirin katolik të Mar Elias, pranë Homsit në Siri. Video tregon sesi përmes buldozerëve rrënohet manastiri i ngritur në shekullin e V pas Krishtit.









