Majlinda Kelmendi është kualifikuar në finale të Evropianit në xhudo që po mbahet në Varshavë të Polonisë.
Kampionia olimpike e eliminoi portugezen Joana Ramos në kategorinë deri 52 kg, raporton Koha.net.
Kelmendi u kualifikua në finale pasi kundërshtarja e saj u penalizma me tre kartonë të verdhë.Në finale ajo do të përballet me xhudisten ruse, Alesya Kuznetsova.
Këtë trofe ajo e kërkon për herë të tretë në karrierë. (b.an)