Pas Distrie Krasniqit, edhe Majlinda Kelmendi është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit botëror të xhudos, i cili po mbahet në Budapest.
Xhudistja nga Peja, në rrethin e tretë të kësaj gare, në kategorinë deri në 52 kilogram, e ka mposhtur italianen, Odette Giuffrida, shkruan Gazeta Express. Por, Krasniqi nuk arrin gjysmëfinalen, mbetet në garë për medalje të bronzit.
Distrie Krasniqi ka humbur në çerekfinale të Kampionatit botëror të xhudos, i cili po mbahet në Budapest. Xhudistja nga Peja, në çerekfinale të kësaj gare, në kategorinë deri në 52 kilogram, ka humbur nga garuesja izraelite, Gili Cohen, shkruan Gazeta Express.
Por, Krasniqi do ta ketë edhe një shans për të fituar medalje në këtë botëror. Ajo do të garon në Repechage për medalje të bronzet. Kundërshtare e Krasniqit në luftën e parë të Repechage do të jetë braziliania, Erika Miranda.










