Pas disa problematikave të vogla është mbyllur procesi i numërimit të votave për kryetar bashkie dhe në Kurbin, ku është rikonfirmuar për një mandat të dytë Majlinda Cara.
Kandidatja socialiste mori rreth 500 vota më shumë se rivali i saj në garë i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Behar Haxhiu.
Ndërkohë që po numërohen kutitë e fundit dhe në Krujë dhe Kukës, por të dy kandidatët socialistë Artur Bushi dhe Safet Gjici janë në avantazh të ndjeshëm dhe kanë shpallur fitoren që mbrëmjen e kaluar.
/a.r