• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Majlinda Bregu: PD sot nuk jep shpresë, për Dibrën të “kthejmë pasqyrën” nga vetja

by A R
19/09/2016 21:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu vijon të jetë mjaft kritike për mënyrën se si po drejtohet sot selia blu nga Lulzim Basha. Ajo ka komentuar zhvillimet e fundit në partinë e saj në studion e Sokol Ballës në “Top Story”. Referuar kritikave që ajo vet ka marrë për qëndriomin ndaj kreut Basha, Bregu tha se ajo kurrë nuk e ka tradhtuar PD. Por ajo shtoi se PD sot nuk ofron shpresë te elektorati.

“Nuk e kam tradhtuar Partinë Demokratike edhe në kohët më të vështira. Një mesazh që kisha nga të gjithë mesazhet në Facebook ishte: Një djalë i ri thoshte. Unë do të votoj vitin tjetër, për kë do të votoj, unë nuk shoh shpresë”, tha Bregu.

Në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve në Dibër ajo tha se PD duhet të shohë gabimet e veta dhe punën e dobët në fushatë.

“I gjithë grupi parlamentar u vendos 1 muaj në Dibër. Nuk ishte zgjedhja më e zgjuar. Rezultati jo vetëm nga blerja e votës dhe karteli i drogës. Nuk bie dakord nëse ne nuk kthejmë pasqyrën nga vetja”, tha më tej Bregu.

Më tej ajo kritikoi edhe gjendjen e strukturave të selisë blu në bazë. Sipas Bregut strukturat në të gjithë vendin janë problematike.

“Strukturat e Partisë Demokratike sot janë problematike në të gjithë Shqipërinë. Kjo situatë ishte edhe në Dibër. Degët tona kanë 3 vjet që shkojnë nga një palë zgjedhje në tjetrën”, tha deputetja demokrate.

Bregu zbuloi edhe votën e saj pro Sokol Olldashit në garën për kreun e PD 3 vite më parë. Ajo tha se atëherë ka vepruar drejtë dhe mendon se me Olldashin PD do ishte më e fortë.

“Votova Sokol Olldashin se mendoja se mund të ishte figura më e mir për të pasuar Sali Berishën. Votova atë se mendoja që do të ishte një kryetar shumë i mirë i PD. Nuk kam mundësi sot të jap provën e kësaj që them, po të ishte gjallë do të ishte prova e vërtetë nëse do kishim një PD ndryshe. Por ajo që po ndodh sot përvec humbjes së një miku, është një minus shumë i madh në PD. Unë besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur në 2013-ën. Për miqësi dhe shok mund të kisha votuar edhe Lulëzim Bashën. Por asnjë nga ne nuk do bëhej shkopinj nën rrota për lidershipin e ri:, tha deputetja e PD.

Ajo komentoi edhe zërat që flasin për një koalicion të mundshëm me lëvizjen Socialiste për Integrim. Bregu dha edhe argumentat e saj pse është kundër kësaj aleance.

“Lëvizja Socilaiste për Integrim ëhstë një forcë e pozicionuar në qendër të politikës. Unë besoj se ne, me akuzat që kemi ngritur këto vite për qeverinë më të korruptuar, por edhe akuzat me të cilat dolëm me protesta në rrugë për të larguar Ilir Metën, nuk na jep pikë për një aleancë të re me Ilir Metën. Aleanca që duhet të besojë PD që do ndërtojë, është aleanca sa më e gjerë me qytetarët”, vijoi Bregu. /a.m.

 

Next Post
VIDEO/ Në vendin nga u nis gomonia me kanabis që u kap në Brindizi

VIDEO/ Në vendin nga u nis gomonia me kanabis që u kap në Brindizi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

April 12, 2026
Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

April 12, 2026
Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

April 12, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Presidenti Begaj uron nga Korça: Gëzuar Pashkën, të bëhemi më solidarë me njëri-tjetrin!

April 12, 2026
Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

April 12, 2026
Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

April 12, 2026
Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

April 12, 2026
Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

April 12, 2026
Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

April 12, 2026
Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In