Majlinda Bregu bëhet pjesë e Instagram-it, ja fotoja e parë që poston
Me sa duket është shtyrë nga të tjerët, për të hapur edhe ajo një profil të sajin në Instagram dhe nuk ka rezistuar.
Ditën e sotme deputetja demokrate Majlinda Bregu është bërë pjesë e këtij rrjeti social dhe ka publikuar fotografinë e parë. “Dy vota pro, dhe një kundër (unë). Më bënë me Instagram”, shkruan Majlinda, ndërsa ka postuar një foto buzë detit ku shihet me dy fëmijët e saj.