• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Majlind Lazimi: Postierët trokasin përsëri

by
10/05/2015 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Ju sapo finalizuat një marrëveshje të rëndësishme për transfertat e parave në zyrat postare pak ditë më parë. Çfarë do t’u sjellë ky shërbim i ri klientëve tuaj?
Pak ditë më parë në firmosëm marrëveshjen me MoneyGram dhe AK-Invest për transfertat e parave në zyrat postare. Tani të gjithë ata që duan të kryejnë një transfertë parash me MoneyGram, mund ta kryejnë tek zyrat tona. Fillimisht kjo do të ofrohet në 20 zyra postare dhe më pas edhe në 60 zyra të tjera në mbarë vendin. Duke pasur shtrirje të gjerë gjeografike të pranisë sonë në të gjithë territorin e vendit, ju jepet mundësia klientëve që transfertat e parave t’i bëjnë edhe nëse pranë tyre nuk ndodhet një zyrë e MoneyGram. Kjo është një lehtësi e madhe që u krijohet klientëve tanë dhe atyre të MoneyGram. Për më tepër, kjo marrëveshje tregon edhe një besueshmëri të lartë të partnerëve tek Posta Shqiptare. Ky është shembulli: një kompani globale siç është MoneyGram, e njohur në të gjithë botën, arrin të besojë ofrimin e një shërbimi të tillë nën siglën e saj. Do të doja të ndaja me publikun këtë bindje që tashmë vjen me një argument më shumë edhe me këtë marrëveshje, që është një dëshmi dhe një tregues shumë i qartë i seriozitetit të Postës Shqiptare si kompani shërbimesh.
Viti 2014 është mbyllur tashmë. Si rezultojnë treguesit financiarë në krahasim me vitet e tjera?
 Viti 2014 ishte një vit mjaft i suksesshëm, duke e krahasuar me vitet e mëparshme financiare por sidomos me vitin 2013 kur Posta regjistrohej me humbje. Viti 2014 shënoi një fitim prej 2.5 milion dollarë me një realizim të planit financiar deri në masën 110 për qind. Këto janë shifra mjaft pozitive për Postën Shqiptare të cilat na bëjnë shumë optimistë për vazhdimësinë dhe të ardhmen e kësaj kompanie publike. Një nga reagimet tona të para që erdhi si rezultat i këtyre treguesve optimistë ishte edhe marrja e vendimit për të rritur pagat e punonjësve të Postës me 10 për qind duke filluar nga muaji Prill 2015. Besojmë se ky vendim i rëndësishëm do të jetë një motivim më tepër për punonjësit për të rritur cilësinë e shërbimit per klientët tanë. Gjithashtu në këtë kuadër, brenda një periudhe të shkurtër, ne do të fillojmë edhe rikonstruksionin e disa zyrave postare në të gjithë vendin të cilat janë amortizuar dhe duhen kthyer në kushte optimale pune dhe shërbimi.
Çfarë shërbimesh ofron sot Posta Shqiptare dhe a do te kete shërbime të reja gjatë këtij viti?
Posta sot ofron rreth 80 shërbime postare e financiaro-bankare. Zyra e postës në Shqipëri ashtu si në shumë vende të tjera të botës së zhvilluar është një “One Stop Shop” ku klientëve u ofrohen shërbime të ndryshme utilitare që nga arkëtimet e dritave, ujit, kopshteve, taksave, gjobave, pensioneve, tek dërgesat postare apo tërheqjet e kolipostës e deri tek pagesat e kësteve të kredive. Sot Posta numëron një sërë marrëveshjesh me institucione private dhe shtetërore në funksion të qytetarëve. Një nga pikat tona më të forta është padiskutim rrjeti i gjerë i zyrave në të gjithë Shqipërinë. Është e vështirë të gjesh një zonë të banuar pa një zyrë postare, ne jemi kudo dhe këtë përparësi ne po e përdorim në mënyrë efikase duke çuar edhe në zonat më të thella shërbimet më të përparuara e moderne. Ne sot mundësojmë arkëtimet e kësteve të kredive për disa banka me të cilat kemi marrëveshje, si edhe me institucione të tjera financiare siç është Fondi Besa. Mbetemi gjithmonë të hapur për t’i mundësuar këto shërbime edhe me banka apo institucione të tjera financiare. Së fundmi kemi futur edhe shërbimin për rimbushjet elektronike me të gjithë operatorët celularë, pra klientët mund të rimbushin telefonin celular pranë një zyre postare kudo në Shqipëri.
Nuk mund të lë pa përmendur këtu një nga projektet për të cilat po punojmë me shumë përkushtim, projekti i përbashkët me USAID, i cili e fut Postën Shqiptare në tregun e pagesave elektronike. Shumë shpejt qytetarët anembanë Shqipërisë do të kenë mundësi që pagesat që kryejnë sot në sportelet e postës, t’i kryejnë edhe nëpërmjet celularit, pavarësisht nëse ky i fundit është një smartphone apo jo. Shërbimi do të jetë i aksesueshëm për të gjithë qytetarët deri në zonat më të thella dhe synon të kapë 100 për qind të tregut shqiptar. Ky do të jetë edhe hapi i parë domethënës drejt krijimit të një Postë Banke ku klientët me llogarinë e tyre në Postë, të kryejnë veprime të ndryshme.
Shikoni, koncepkti romantik që na vjen të gjithëve që nga fëmijëria i postierit me uniformë që trokiste në dyert tona me letra e kartolina duke qenë sërish po i njëjti në thelb, ka ndryshuar dhe është përshtatur me kohën. Shërbimi postar në përgjithësi në botë dhe natyrisht edhe ky shërbim në Shqipëri, po ndjekin trendin modern të kohës, të hapësirave të pafundme të komunikimit në këtë botë globale dhe zhvillimin marramendës të teknologjisë. Ndaj postieri sot po bëhet edhe shumë më shumë i rëndësishëm në krahasim edhe me një të shkuar të afërt.
A keni ju një strategji zhvillimi për vitet në vijim dhe nëse po, çfarë synohet nga zbatimi i saj?
Patjetër që ne kemi një vizion të qartë për Postën Shqiptare në vijim, për ta modernizuar dhe afruar atë me tregun privat të shërbimeve. Ne duam që Posta Shqiptare të mos shihet më thjesht si një kompani publike, por ta kthejmë atë në një aset të vërtetë për publikun shqiptar duke e bërë që të funksionojë njësoj si simotrat e saj në botën e zhvilluar, të cilat ofrojnë një shërbim cilësor në raport me çmimin duke konkuruar në një treg të hapur.
Së dyti, një rëndësi të veçantë ka përqafimi i teknologjive të reja për ti vënë në funksion të shërbimeve që ofrojmë. Ne kemi në plan afatshkurtër që të dixhitalizojmë sistemet manaxhuese të burimeve njerëzore, logjistikës apo shërbimeve të ndryshme që ofrohen në zyrat postare dhe kjo patjetër që do ta rrisë cilësinë.
Përmirësimi i kushteve të punës për punonjësit tanë është një tjetër objektiv i rëndësishëm të cilin kemi filluar ta realizojmë që këtë vit duke filluar që nga restaurimi i godinave tona e deri tek rritja e pagave. Një tjetër strategji e jona është edhe rivendosja apo forcimi i marrëdhënieve dypalëshe me Postat homologe në rajon dhe Europë. Aktualisht ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë bashkëpunimi me Postën Turke, me të cilën kemi marrëveshje për shkëmbim eksperiencash të stafit, por edhe të teknologjive e manaxhimit. Po punojmë që të vendosim marrëdhënie bashkëpunimi sidomos me Postat fqinje si atë greke e italiane për të marrë sa më shumë nga modelet e tyre të suksesshme.
Projekti për pagesat elektronike me shumë gjasa do të finalizohet brenda një kohe të shkurtër dhe qytetarët do të kenë lehtësira të mëdha nga ky projekt, për të cilin ju fola më sipër.
Së fundi, transformimi më i madh i Postës Shqiptare do të jetë projekti i Postës-Bankë, ku klientët tanë do të kenë llogarinë e tyre në Postë, një kartë debiti, automatë ku mund të kryejnë të gjitha shërbimet e sporteleve, të depozitojnë apo tërheqin para nga llogaria e tyre, por edhe të marrin kredi me interesa shumë më të ulëta se bankat. Ky projekt mund të jetë i mundshëm në 2 ose 3 vjet, por para se ti hyjmë një projekti të tillë gjigand, duhet të përgatisim terrenin për ta bërë atë të mundur duke filluar që nga burimet njerëzore, teknologjia, por edhe vetë mentaliteti i qytetarëve shqiptarë, të cilët ende nuk i frekuentojnë sa duhet bankat për shumë arsye. Modeli i Postës Italiane na frymëzon tej mase, pasi është vërtet një rast suksesi ku një kompani postare publike funksionon edhe si një bankë dhe gëzon reputacion shumë të mirë.
Si e shihni liberalizimin e tregut të shërbimeve postare, i cili së fundmi po konkretizohet edhe me një projektligj të posaçëm? Cilat janë avantazhet tuaja?
Ka ardhur koha që Posta Shqiptare të konsiderohet dhe trajtohet si një shoqëri tregtare e mirëfilltë. Duhet të shkëputemi nga të konceptuarit e Postës herë si institucion shtetëror e herë si institucion privat. Përderisa Posta është një kompani publike e suksesshme e me një potencial real për t’u zhvilluar më tej, duhet të jetë e orientuar nga tregu dhe konsumatori.
Përvoja e kësaj kompanie është 102 vjeçare dhe për shumë vite ka qenë e vetmja që i ka ofruar shërbimet postare për publikun shqiptar. Punonjësit tanë janë trajnuar vazhdimisht për shërbimet e ndryshme që ofron Posta dhe janë në gjendje që ti servirin ato në gjithë Shqipërinë.
Posta Shqiptare ka rrjetin më të madh të zyrave në të gjithë Shqipërinë me 553 zyra, pra ne mund të mbulojmë 100 për qind të tregut dhe të depërtojmë edhe në zonat më të thella. Dhe po kështu, ne kemi tarifat më të lira në treg për të njëjtën cilësi shërbimi. Do të doja gjithashtu të theksoja se Posta Shqiptare është një kompani e orientuar nga inovacioni dhe vazhdimisht investon në teknologji të reja. Ne i kemi kushtuar një vëmendje të veçantë departamentit të teknologjisë së informacionit në Postë, i cili mban sot një pjesë shumë të rëndësishme të mbarëvajtjes operacionale të këtij biznesi në rang kombëtar.
Besojmë se po ecim në rrugën e duhur me të gjitha masat dhe nismat e marra. Sigurisht që kemi ende shumë punë për të bërë dhe për këtë jemi të vetëdijshëm, por ajo çfarë ka më shumë rëndësi është të hidhen bazat e shëndosha për të rritur pozitat tona në tregun e lire dhe të jemi sa më konkurues. Dhe do ta bëjmë!

Next Post

Tiranë, të rinjtë në protestë para ambasadës maqedonase

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com