• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Majko me sipërmarrësit dhe profesionistët e rinj në Kanada

by A R
10/03/2018 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tërheqja e investimeve kanadeze në Shqipëri ishte në fokus të bisedimeve të zhvilluara mes Minstrit Pandeli Majko dhe drejtorit ekzekutiv të Këshillit të Bizneseve Kanadezo-Shqiptare Robert Baines, njëkohësisht president i NACO (Nato Association of Canada). Gjatë takimit u fol për rolin e rëndësishëm të Keshilleve të Biznesit në krijimin e lidhjeve të qëndrueshme mes vendeve. Ndërsa përmendi arritjet e diasporës shqiptare në Kanada,  Baines tha se po punohej për orientimin e bizneseve shqiptaro-kanadeze drejt Shqipërisë.

Ministri Majko nga ana e tij e njohu zyrtarin me hapat e ndërmarrë në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës për të mundësuar një qasje më të efektshme ndaj të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Në Hamilton, Majko vizitoi edhe ambjentet e biznesit të suksesshëm shqiptar Pro-Don Construction Inc, i specializuar në ndërtime druri. Një tjetër sipërmarrje e suksesshme është ajo e “IBX Services” e drejtuar gjithashtu nga shqiptarë.

Majko vizitoi fabrikën e kompanisë që merret me restaurime pronash e që numëron rreth 200 punonjës. Në të dyja rastet Ministri vlerësoi arritjet e sipërmarrësve shqiptarë, të cilët siç tha me aftësitë e tyre kanë tejkaluar çdo barrierë, duke u kthyer në një aset të shoqërisë kanadeze dhe asaj shqiptare.
Në takimin me përfaqësuesit e organizatës së themeluar nga shqiptarë “RH Scholarship” , e cila ka si qëllim mbështetjen e ekselencës akademike përmes bursave, u diskutua për mundësinë e shkëmbimit të studentëve mes dy vendeve.

Roli i profesionistëve të suksesshëm në zhvillimin e Shqipërisë, ishte në qendër të diskutimeve në takimin që zhvilloi Majko me ‘Albanian Canadian Excellence Society’ . Shoqata ku bëjnë pjesë profesionistë të rinj të suksesshëm, plotësisht të integruar në shoqërinë kanadeze, ka si mision promovimin dhe njohjen e ekselencës brenda komunitetit shqiptar. Ndihma që mund t’i ofrojë grupi i profesionistëve Shqipërisë dhe bashkëkombasve të tyre, ishte një temë me interes të veçantë.

Ministri Majko dhe homologu i tij u shprehën të gatshëm për krijimin e kushteve që do të mundësojne një shfrytëzim sa më të mirë të kapitalit social. Ata prezantuan arritjet dhe planet e dy qeverive për të krijuar një strukturë të fortë mbështetëse për diasporën dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi./a.m.

Next Post

Tjetërsuan tokën shtetërore për pallate, nën hetim 4 ish-zyrtarë në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha viziton të lënduarit në spital, akuza policisë: Kriminelë me uniformë dhe të droguar…

Berisha viziton të lënduarit në spital, akuza policisë: Kriminelë me uniformë dhe të droguar…

February 21, 2026
Dëshmitar i 20 Shkurtit: ‘Enver Hoxhën’ nuk e rrëzoi PD-ja. Berisha lëvizte me FIAT-in e Sigurimit

Dëshmitar i 20 Shkurtit: ‘Enver Hoxhën’ nuk e rrëzoi PD-ja. Berisha lëvizte me FIAT-in e Sigurimit

February 21, 2026
Ambasadori amerikan: Izraeli ka të drejtë biblike mbi territoret e Lindjes së Mesme

Ambasadori amerikan: Izraeli ka të drejtë biblike mbi territoret e Lindjes së Mesme

February 21, 2026
Gjykata Supreme e SHBA-së e rrëzoi, Trump nënshkruan tarifa të reja prej 10%

Gjykata Supreme e SHBA-së e rrëzoi, Trump nënshkruan tarifa të reja prej 10%

February 21, 2026
Protesta e opozitës, 17 persona të arrestuar dhe 35 të tjerë nën hetim

Protesta e opozitës, 17 persona të arrestuar dhe 35 të tjerë nën hetim

February 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Dorështrëngimi

February 21, 2026
Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In