• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Majko: Grushti i shtetit vetëm në trurin e Ilir Metës, do kishte ndërhyrë NATO!

by S M
29/02/2020 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kongresi mos prisni më shumë se fjalimet nuk është çudi që kemi pasur fjalime. E rëndësishme është të bëhen të qarta qëllimet që i kemi vënë vetes nëpërmjet këtij kongresi. Nuk është thjesht dhe vetëm për të bërë një kongres në momentet politike që po kalon Shqipëria, është një reflektim i thellë që ka të bëjë me qëllimet që i kemi vënë vetes dhe nuk janë të thjeshta. Për 30 vjet asnjë parti nuk ka fituar mandat të tretë rresht në qeverisjen e vendit. Qëllimi që i kemi vënë vetes për fushatën e ardhshme elektorale kërkon ndërmarrjen e disa detyrimeve përballë publiku pasi nuk ësht ënjë publik që e ndjek situatën e qeverisë me indiferentizëm. Përkundrazi, sepse ka edhe mpirje, por mpirje  të natyrshme në radhët e socialistëve, që na bëjnë të reflektojmë edhe nëpërmjet punimeve të këtij kongresi, për të parë ku kemi gabuar dhe cfarë mund të bëjmë më mirë”.

Mocioni, si e komentoni propozimin që Kryetari i PS të mos jetë edhe Kryeministër?

“Të jem i sinqertë, unë nuk e kam lexuar mocionin,e  kam parë në publik, duke qenë se kam qenë vetë mocionist, si rregull duhet të depozitohet pranë kryesisë së PS-së, pastaj do të jepej fjala normalisht. Firmëtarët kanë zgjedhur rrugën e ndryshme nga ajo që unë mbaj mend, e kanë ndarë publikisht. Megjithatë mendoj se kanë të drejtën e fjalës nëse do duan të flasin.  Ti thuash një partie pas dy mandateve në qeverisjen e vendit që duhet ndarë posti i kryetarit me kryeministrin, tingëllon më tepër propozim krize”.

Do të prodhojë Kongresi ndryshime në qeveri?

“Nuk besoj të ketë ndryshime në qeveri. Në të tilla raste Kongresi nuk mblidhet për ndryshime në qeveri.  Qëllimi ynë ka të bëjë me fushatën elektorale”.

Tubimi i 2 marsit, mesazhi që merr mazhoranca?

“Mendoj se jemi në kongresin e PS. Akte të tjera vlen të diskutohen por kur t’i shohim të ndodhin. Kongresi i PS është ai që aktualisht po ndodh.

Më pyetet për shëtitjen që do të bëjnë në datë 2 mars njerëzit për të protestuar, kanë të drejtën e tyre. Ne nuk diskutojmë se ç’kanë të drejtë të tjerët. Ne diskutojmë se cfarë përgjegjësisë kemi për atë që po i vjen Shqipërisë, sepse mendojmë se kemi barrë, pak më tepër se sa duhet, kemi marrë gjithë pushtetin lokal, qeverisjen ekzekutivin e vendit të vetëm.Dhe mendoj kjo nuk është barrë e thjeshtë, na bën të matur, dhe të mos themi hop, duke qenë matanë kanalit”.

Grushti i Shtetit, komenti juaj?

“Që në kemi bërë grusht shteti, duhet të pohoj apo të mohoj? Unë kam konflikt interesi se jam anëtar i qeverisë, dhe të shprehem përgjigja ime dihet. Por mendoj se nëse në Shqipëri do të kishte grusht shteti, hipotetikisht, të parat që do të reagonin strukturat ndërkombëtare ku marrim pjesë apo kemi marrëveshje me ta, do të reagonin NATO, partnerët, fqinjët, do të bëhej një zallamahi aq e madhe sa besoj do të kishte një përsëritje të dytë të marrëdhënieve që Shqipëria krijoi gjatë vitin 97 kur u vendosën në Shqipëri trupat nga ndërkombëtarët”

Nuk besoj se jemi në një situatë të tillë, besoj se ka një acarim të marrëdhënieve mes presidenti dhe ekzekutivit, ka një projeksion të tij politik që ne do e shohim në vazhdim se ku do të dalë./ shqiptarja.com/

Next Post
Policia Rrugore/ Kontrolle të shumta gjatë natës, 14 patenta të hequra

Policia Rrugore/ Kontrolle të shumta gjatë natës, 14 patenta të hequra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In