• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Majko: FBI mund të çojë në burg politikanë; Tahiri na vuri në pozitë shumë të vështirë

by Java News
02/12/2017 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Pandeli Majko tha se hetimi i ekspertëve të huaj në Shqipëri si FBI mund të çojë në burg edhe politikanë. ftuar në “Studio e Hapur” në “News24”, Majko e sheh jo me shumë optimizëm dialogun Rama-Vuçiç. I pyetur për Saimir Tahirin, Majko tha se akuzat ndaj tij e kanë vendosur PS-në e Tiranës në një pozitë të vështirë.

Si e shikoni marrëveshjen mes Kosovës e Shqipërisë për të lehtësuar kalimin në kufi?

Është një diskutim që ka filluar që në shtator, që në vizitën e parë të Haradinajt në Tiranë dhe ku dy kryeministrat deklaruan se dy qeveritë do punonin për një lëvizje të lirë të mallrave e njerëzve. Me shumë dashuri e kam pritur këtë hap. Në forumin ekonomik të diasporës shpreha një lloj ankthi, pasi gjërat janë duke ecur ngadalë. U shpreh në konferencën e shtypit në Korçë nga Haradinaj që një pjesë të fajit e ka pala e Kosovës. Për më tepër nga pala e Shqipërisë në negociatat e kësaj natyre u shpreh për hapjen e kufirit dhe organizimin e tij me një kapacitet të standardit brenda Bashkimit Europian. Do të thotë siç është kufiri mes dy vendeve anëtare të BE-së të jetë edhe kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës. Dhe këtu nuk ka asnjë konotacion nga shprehja “të heqim kufijtë”, se tani nganjëherë fantazia të çon edhe në drejtime të çuditshme, por nuk bëhet fjalë për heqje kufijsh, bëhet fjalë për një hapje e standardit europian midis Shqipërisë e Kosovës. Dhe ajo që do të bëhej, po them unë në kufirin me Kosovën, mund të bëhet fare mirë edhe në mënyrë elektronike shumë të organizuar, besoj që specialistë shumë më të mirë sesa unë në fushën e doganave mund ta shpjegojnë këtë, mund të bëhet që nga Porti i Durrësit. Që do të thotë që doganierët e Kosovës do të jenë të pranishëm edhe në Durrës.

Një lloj heqje kufijsh është edhe kjo, apo jo? Nuk jemi te Shqipëria e Madhe, por kemi filluar të shkojmë?

Ne kemi filluar të ndërtojmë një proces të integrimit europian midis Shqipërisë dhe Kosovës, por kjo nuk ka të bëjë fare po fare me krijimin e një Shqipërie të Madhe.

Gjatë qeverisjes Rama është parë një afrim mes Shqipërisë dhe Serbisë, si e shikoni?

Duhet të pyesni Ramën. Nuk kam asnjë opinion kundërshtues, por nuk jam optimist. Të jem i sinqertë. Serbët po luajnë shahun e tyre, nuk them që Shqipëria nuk po luan shahun e saj. Edhe proceset integruese për Shqipërinë do të shihen me lupë edhe për faktin se sa ne po ndjekim politika stabilizuese në rajon. Një marrëdhënie e stabilizuar me Serbinë është dhe në interesin e Kosovës.

Miqësia mes Ramës dhe Vuçiç vazhdon, por Serbia vazhdon të mbajë të bllokuar interkonjeksionin me Kosovën?

Në Serbi ka politikanë shumë të këndshëm dhe thua se si ka mundësi që kemi një histori kaq të përgjakshme mes dy vendeve. Problemi është që marrëdhënia shtetërore nuk është marrëdhënie personale. Marrëdhënia e shqiptarëve me serbët nuk është një marrëdhënie genuine, por nuk mendoj se është marrëdhënie e panatyrshme në gjithë këtë proces integrimi.

Në Shqipëri vërshojnë akuza për kanabizim, akuza ndaj zyrtarëve të lartë, në çfarë konteksti politik jemi?

Politika nuk është vetëm fjalë, por dhe akt. Tani që flasim, në godinën e Ministrisë së Shëndetësisë do të vendosen ekspertët e antikrimit, të FBI-së, e kështu me radhë. Në Perëndim mund të ketë shumë administrata që sillen si naive me Shqipërinë, një gjë e di shumë mirë, që administrata amerikane s’ka qenë asnjëherë naive në marrëdhënie me Shqipërinë, por ka qenë gjithmonë me një plan të vetin, i cili ka ecur gjithmonë përpara, pavarësisht se kush ka qenë në pushtet në Shqipëri. Ajo që mendoj unë si akt është që historia politike e Shqipërisë do të ketë një problem: raportin jo vetëm me sistemin e vet të drejtësisë, i cili do të rikualifikohet nga “A” te “ZH”, por dhe me një ekspertizë shumë gjakftohtë të FBI-së. A do të kemi ne si politikanë probleme nëse ato ekzistojnë? Sigurisht që do kemi. A do trokasë ndonjë politikan në dyert e burgut? Besoj se po!

Çfarë mendoni për akuzat ndaj Saimir Tahirit?

Do të ketë një proces gjyqë- sor që do të vërtetojë akuzat për ish-ministrin e Brendshëm dhe kolegun tim Saimir Tahiri nëse ai ka qenë bashkëpunë- tor në këtë histori.

Cila është ndjesia që ju lanë akuzat për Saimir Tahirin, kanabisi, Habilajt, Orest Sota, patentat etj?

Nga mënyra se si e trajtojnë mediat, më duket një film i jashtëzakonshëm që edhe një regjisor amerikan do ta kishte të vështirë ta realizonte. Një fakt i vërtetë është martuar me 100 të pavërteta dhe këtu humbet kufiri mes të vërtetës dhe gënjeshtrës, dhe secili nga ne e ka shumë të vështirë të bëjë një dallim të qartë të asaj që ka ndodhur. Në politikë je i detyruar të ballafaqohesh me lloj-lloj procesesh, të jesh rrufepritës për gjëra që nuk do të doje as t’i dëgjoje, por ne jemi para një situate të tillë. Dua të flas si Pandeli e pastaj si deputet. Nuk kam pasur ndonjë miqësi shumë të veçantë me Saimirin, por nëse ka pasur një gjë që më ka pikëlluar, ka qenë gjithë kjo histori, sidomos në PS e Tiranës, që Saimiri e ka drejtuar për 11 vjet, na ka vënë në një pozitë, njerëzisht, shumë të vështirë. As dua ta mbroj, as dua t’i vë këmbën në zverk tani që është në një ditë të vështirë. Besoj se më mirëkupton.

Besoni në pafajësinë e tij?

Këtë do ta them pasi të dëgjoj vendimin e Gjykatës.

Përmbytjet në autostradë/ Majko tregon orët e ankthin që përjetoi kur familja e tij ishte në vendngjarje

Ministri i Shtetit për Diasporën i ftuar në emisionin “Studio e hapur” në News 24 të Eni Vasilit ka folur se si i përjetoi përmbytjet e natës së kaluar që bllokoi qindra qytetarë në autostradën Tiranë-Durrës. Majko tregoi se ndërsa ai ishte në parlament, familja e tij ndodhej në autostradë, pasi po kthehej në Tiranë.

majko1

“Unë kam pasur familjarët e mi mbrëmë në makinë dhe megjithëse isha në podiumin e parlamentit arrija të ndieja shqetësimin e tyre, jo vetëm se kisha familjen time por se ata më tregonin online se çfarë po ndodhte dhe me të vërtetë ka qenë një situatë e jashtëzakonshme”, tha Majko.

Po ahstu ai preku dhe një çështje tjetër që ishte ajo e shkaktarëve. “Nuk besoj se ja vlen që të debatosh. Ndonjëherë kanë qenë vet fajtor dhe vet të prekur. I gjithë kjo histori më shumë se penalitet është një histori që i ka prekur të gjithë. Të gjithë kanë mirëkuptimin përkatës në këto ditë”, tha ai ndër të tjera.

Next Post
Mania e imazhit/Vullkani në malin Agung mund të shpërthejë, por turistët bëjnë foto

Mania e imazhit/Vullkani në malin Agung mund të shpërthejë, por turistët bëjnë foto

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com