• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Magjistratura”, Basha: Rama po rikthen “plepat”, ja 7 kushtet tona!

by A R
23/07/2018 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi Partia Demokratike bojkotoi seancën plenare të kësaj të hëne, e cila përmbyll sesionin parlamentar, kreu i opozits Lulzim Basha dha një deklaratë për mediat ku ka komentuar edhe njëherë qëndrimin e selisë blu lidhur me projektligjin për magjistraturën.

Basha tha se i gjithë qëllimi i mazhorancës është kapja e sistemit, duke futur në listën fituese njerëz të Edi Ramës.

“Ligji është aprovuar vetëm me votat e mazhorancës. Është miratuar që ta kapte Edi Rama e mos t’ia hiqte njeri nga duart. Tani është një shkollë partie, e them për ata që e mbajnë mend çfarë ishte. Institucion totalisht i kapur nga Rama., s’kemi as KLGJ as KLP, propozimi atyre është që kompetenca t’i kalojë KLD-së së dikurshme dhe kryeprokurores. Edhe nëse ne japim votat, problemi nuk zgjidhet. Shorti ka zgjedhur 5 anëtarë që kanë lidhje me PS-në.  Reforma në drejtësi u kthye në kënetë, ka ngecur në llum. Po të kishim reformë, Saimir Tahiri do ishte në burg. Ramës nuk i intereson një reformë në drejtësi e pakapur. Të tjerat janë pallavra. Rama po kthen në fenomen shkollën e plepave. KPK me dy standarde. Qytetarët shqiptarë ta dinë qëndrimin tim. Ne jemi në kolaps total të reformës në drejtësi. T’i qëndrojmë konsensusit të 2 viteve më parë, të zhbëjmë të gjitha veprimet e njëanshme të mazhorancës”, deklaroi Basha.

Duke u ndalur te ngërçi i krijuar në Gjykatën Kushtetuese, Basha tha se jemi në kufirin mes demokracisë dhe diktaturës. Ai tha se kryeminsitri Rama tashmë mund të bëjë çdo ligj që shkel të drejtat e njeriut dhe askush nuk mund ta ndalë.

Ai ka marrë një shembull konkret që solli të qeshura te gazetarët.

“Jemi në kushtet kur mund të përballemi me grusht shteti. Edi Rama mund të bëjë një ligj që futet në burg kush mban ngjyrë portokalli. Këtu tre prej jush (u drejtohet gazetarëve) mund të futen në burg se keni ngjyrë portokalli”, vijoi Basha.

Basha foli më tej për kërkesat dhe qëllimet e PD mbi situatën në sistemin e drejtësisë: “Ti qëndrojmë besnik konsensusit të 21 dhe 22 qershorit 2016. Zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në organin e prokurorisë, duke i dhënë fund kapjes politike të prokurorit të Përgjithshëm. Zgjidhja e situatës së paligjshmërisë për kandidatët e KLGJ dhe KLP. Ky proces është i pavlefshëm bazuar në ligj, pasi këta anëtarë duhet të zgjidhen në bazë të kushtetutës. Zgjidhje urgjente e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese, jemi në situatë grushti shteti. Të ngrihet një Komision Koordinimi për mbikëqyerjen e organeve të reja të sistemit të drejtësisë”, tha Basha, i cili u shpreh më tej se kjo është rruga për të nxjerrë sistemin e drejtësisë nga gjendja në të cilën ndodhet.

Kushtet e opozitës:

1. Zhbërjen e të gjitha ligjeve që janë miratuar në mënyrë të njëanshme për Reformën në Drejtësi.

2. zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në organin e Prokurorisë, duke i dhënë fund kapjes politike të prokurorit të përgjithshëm.

3. Zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në përzgjedhjen e anëtarëve të jashtëm të KLP dhe KLGJ duke futur në garë të gjithë kandidatët që ishin përjashtuar nga ONM.

4. Zgjidhja urgjente e ngërcit të krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Sa kohë që vendi ska Gjykatë Kushtetuese vendi është në një situatë grushti shteti.

5. Zgjidhja e urgjente dhe gjetja e mekanizmit ligjor që të ngrihen sa më shpejt KLP dhe KLGJ në mënyrë që të fillojnë menjëherë funksionimin SPAK, Byroja e Hetimit, Gjykata Anti-korrupsion dhe Prokurori i Përgjithshëm

6. Ecuria normale sipas Kushtetutës dhe ligjeve i procesit të vettingut. Ndërprerja e mënjëhershme e ndërhyrjes së mazhorancës në proces. Sot për të njëjtën shkelje dikush mbahet në detyrë, e dikush shkarkohet nga detyra.

7. Komision koordinimi që e përcakton dhe kushtetuta që të jetë i balancuar dhe i paanshëm që të mbikëqyrë ngritjen e organeve të reja të sistemit të drejtësisë.

/a.m.

Next Post
EMRAT/ Vodhën bankën në Bllok, autorët dënohen me 14.6 vite burg

EMRAT/ Vodhën bankën në Bllok, autorët dënohen me 14.6 vite burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

February 23, 2026
Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Fati i drejtuesve të UÇK, Basha: Rama tërhoqi vëmendjen e Trump. Aty nuk po jepet drejtësi, po përbaltet lufta e mbuluar me gjak

February 23, 2026
Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In