• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Magjistarët” e hipotekës zhdukin pronën. Shteti e jep me qira 1 euro! Ministritë e përfshira në skandal

by Java News
04/10/2017 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Emisioni “Fiks Fare” ka denoncuar sonte një skandal në Hipotekën e Beratit, ku një pronari i kanë hequr kartelat e pronësisë nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve dhe më pas ajo është dhënë me qira 1 euro nga shteti.

Rasti në fjalë i ka ndodhur Donika Musollarit, e cila ka treguar për “Fiks Fare” se vite më parë kishte regjistruar pronën e nënës së saj Katerina Gjika pranë ZVRPP Berat.

Por, prona, që ndodhet në Urën Vajgurore, ishte në përdorim të Ministrisë së Mbrojtjes, pasi mbi të ishte ndërtuar një repart ushtarak, kështu që ajo kishte regjistruar kushtin e parablerjes.

Më 24 gusht 2016, kjo pronë i jepet me qira me VKM kompanisë “Bomira Shpk”, si pronë shteti, duke i hequr të drejtën e parablerjes pronarëve. Në këto kushte, qytetarja kërkon shpjegime nga autoritetet përkatëse, që kishin realizuar kontratën në fjalë.

Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Mbrojtjes justifikohen me faktin se nga dokumentet e ZVRPP Berat rezulton se pronar i kësaj prone të dhënë me qira është Ministria e Mbrojtjes.

Zonja Musollari kërkon shpjegime pranë ZVRPP Berat sesi i janë hequr kartelat e pronësisë, por askush nuk i jep përgjigje, prandaj i është drejtuar emisionit investigativ në Top Channel.

Pas ankesës së qytetares, gazetarët e “Fiks Fare” kanë kontaktuar me Hipotekën e Beratit, por ata nuk kanë pranuar të shpjegojnë sesi janë hequr kartelat e pronësisë.

Në një situatë të tillë, “Fiks Fare” i është drejtuar edhe Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, e cila ka shpjeguar se gabimi kishte ndodhur gjatë regjistrimit fillestar nga një kompani private, pasi prona ishte regjistruar në një zonë kadastrale kufitare me atë që duhej dhe që për pasojë është dhënë me qira.

Madje, kur ishte bërë korrigjimi, në zonën e re kadastrale ishte harruar të shënohej kushti i parablerjes, prandaj prona rezultonte në pronësi të shtetit.

Por, sipas tyre, korrigjimi është bërë në muajin tetor 2016, pra dy muaj pas dhënies me qira, edhe pse qytetarja kishte bërë kërkesa që prej vitit 2014 dhe askush nuk e kishte dëgjuar më parë.

Regjistrimi me vonesë i bërë në ZVRPP për kushtin e parablerjes së pronarëve sjell dyshime të forta se heqja e kartelave është bërë me qëllim, pasi nëse do ishte bërë më parë, prona nuk do jepej më qira.

Këtë e deklaron Drejtori i Përgjithshëm i Pronës Shtetërore në MZHETTS gjatë një bisede me qytetaren, kur ajo i tregon urdhrin për regjistrimin e kushtit të parablerjes.

E pyetur për zgjidhjen e situatës së krijuar nga ZVRPP Berat, MZHETTS ka deklaruar se tashmë kjo mund të arrihet vetëm në rrugë gjyqësore, duke i hapur të tjera telashe pronarëve të ligjshëm të pronës.

Takimi i qytetares me ish-kreun e ZVRPP Berat

Drejtori i hipotekës – Do të pres ata që janë këtu tek lista, në rregull?
Qytetarja –Zotëri unë vij nga Tirana, nuk kam kohë të vij prapë nesër këtu, përse nuk më pret?
Drejtori i hipotekës – Sepse edhe unë jam njeri do bëj pesë minuta pushim.
Qytetarja – Pesë minuta kohë dua tu ha? Atëherë nëse nuk më pret ti të dali një juristë të më takoi. E kam shumë të rëndësishëm problemin, futuni brenda më nxirrni një juristë
Drejtori i hipotekës – Jo. Jo, hajde nesër të sqaroi
Qytetarja – Si të vij nesër , të pres kur vini ju kur vjen juristi tu pres për një orë.
Drejtori i hipotekës – Do më lësh rehat tani, kam punët e mia.
Qytetarja – Ju duhet të më sqaroni
Drejtori i hipotekës – Drejtohuni te sporteli, ju lutem.
Qytetarja – S’e kam me sportelin, e kam me ju, e kam me juristin tuaj. Kam përgjigjen tuaj këtu dhe nuk kam punë tek sporteli.
Drejtori i hipotekës – Merr masa sipas përgjigjes.
Qytetarja – Si?
Drejtori i hipotekës – Merr masat sipas përgjigjes.
Qytetarja – Si të marr masat?
Drejtori i hipotekës – Masat.
Qytetarja – Ju duhet të më takoni dhe duhet të më sqaroni për këtë problem.
Drejtori i hipotekës – Edhe unë do bëj pushim. Më lër të bëj pushimin.
Qytetarja – Atëherë pas një orë të pres këtu apo do gënjeni?
Drejtori i hipotekës – Prapë këtu do vij, nuk do iki
Qytetarja – Këtu do vish?
Drejtori i hipotekës – Le të bëj pushimin atëherë…
Qytetarja – Në rregull atëherë po të pres këtu
Takimi në zyrë
Qytetarja – Ka një, por në Urën Vajgurore (nëna)
Drejtori i hipotekës – Po
Qytetarja – Dhe prona e Katerina Xhikës i ka kaluar zotit Ylli Alia dhe ju më keni kthyer mua një përgjigje.
Drejtori i hipotekës – Vajza e Katerinës
Qytetarja – Katerina Xhikës, tani kjo është përgjigjja e juaj, prandaj erdha të sqarohesha, ju thoni se janë hequr këto kartela pronësie. Është hequr numri i zonës kadastrale, janë hequr këto kartela pronësie, është vënë kjo në zonën kadastrale 39, sa është kjo dhe i janë dhënë zotit Ylli Alia. Tani për këtë pjesë regjistri që unë kam regjistruar pronën, me këtë zonë kadastrale me numër 3682 ku është?
Drejtori i hipotekës – Në zyrën e regjistrimit.
Qytetarja – Po si janë hequr kartelat e mia?
Drejtori i hipotekës – Nuk e di.
Qytetarja – Përse?
Drejtori i hipotekës – Sepse pasuria ndodhet në këtë zonë kadastrale.
Qytetarja – Kush e ke hequr, kush ka të drejtë ta heqë këtë zonë kadastrale 3682?
Drejtori i hipotekës – Tani unë ta kam shpjeguar.
Qytetarja – Jo unë nuk kam të shpjeguar gjë. Pse janë hequr, pse është hequr ky regjistrimi?
Drejtori i hipotekës – Unë jam shprehur në shkresë për këtë punë.
Qytetarja – Si?
Drejtori i hipotekës – Kjo është shkresa jonë.
Qytetarja – Si hiqen, hiqen kartelat e pronësisë?
Drejtori i hipotekës – Kjo është shkresa jonë për këtë përgjigje.
Qytetarja – Po, pra po si hiqen kartelat e pronësisë, si hiqen kartelat e pronësisë? Këtë kam të paqartë, që ju drejtova përsëri.
Drejtori i hipotekës – Po ti bëje me shkrim që të sqarojmë?
Qytetarja – Unë e kam bërë dhe pas tre muajsh ju më keni kthyer këtë përgjigje.
Drejtori i hipotekës – Po!
Qytetarja – Tani këtë s’e kuptoj, si hiqen kartelat e pronësisë?
Drejtori i hipotekës – Shkoni  e merrni ndonjë avokat ose jurist.
Qytetarja – Juristët i keni ju, të lutem Ledion
Drejtori i hipotekës – Nëqoftëse nuk arrini të kuptoni shkresën zyrtare.
Qytetarja – Ledion të lutem!
Drejtori i hipotekës – Nuk arrini ta kuptoni!
Qytetarja – Të lutem Ledion, mua më bën përshtypje si u arrika të hiqen kartelat e pasurisë nga hipoteka.

Biseda e qytetares me drejtorin e përgjithshëm të Pronës Shtetërore në MZHETTS

Qytetarja: Mirëmëngjesi Alban! Të hyj? Shih çfarë përgjigje më ka ardh, me letër tani nga Ledioni (ish kreu i ZVRPP Berat). Ai urdhëron të regjistrohet parablerja ime.
Drejtori: Po regjistrohet.
Qytetarja: Pasi është dhënë me qira.
Drejtori: Po
Qytetarja: Dhe juve u ka ardhur e pastër, pa… Nqs ju do u kishte ardh me parablerje?
Drejtori: Nuk do jepej.
Qytetarja: Nuk… Do e kishe dhënë nëse do kishe dhënë parablerjen?
Drejtori: Jo. Ideja është tashi që për, për të bërë kontratën e qirasë pa rast privatizimit, sipas vendimit të qeverisë, ai e ka të drejtën e parablerjes.
Qytetarja: Kush e ka?
Drejtori: Këtu hyn gjykata në lojë.
Qytetarja: Po.
Drejtori: Por, ai e ka për 20 vjet.
Qytetarja: Po. Po mirë, ai si e ka marrë të drejtën e parablerjes?
Drejtori: Nqs kjo regjistrohet tashi…
Qytetarja: Po.
Drejtori: Nuk i bëhet atij privatizimi.
Qytetarja: Unë dua të më rikthehet.
Drejtori: Nuk të rikthehet.
Qytetarja: Ai mua nuk ma ka regjistruar, hipoteka, parablerjen.
Drejtori: Ai e mban përgjegjësinë.
Qytetarja: Po pra se ju më thatë që nqs do ma kishte prurë që ka pronar,
Drejtori: Po.
Qytetarja: Ju, nqs do e kishte prurë parablerjen ai, do e kishe dhënë me qira ti?
Drejtori: Jo, nuk jepej.
Qytetarja: Po tani që ai e ka regjistruar këtë, parablerjen?
Drejtori: Tashi e ndan gjykata.
Qytetarja: Tani…
Drejtori: Tashi e ndan gjykata.
Qytetarja: Po ky që ka bërë gjithë këtë falsifikim?
Drejtori: Ai të shkojë në burg, ai që ka bërë falsifikimin. Lun mendsh robi, t’i dali për zot kësaj certifikate.
Qytetarja: Mirë atëherë, shumë faleminderit për informacionin.
Drejtori: Ça me të thënë unë.
Qytetarja: Mirë, mirupafshim!

Skandali, Hipoteka i zhduk pronën; shteti e jep me qira 1 euro

 

Next Post
CIA zbulon të vërtetën e tmerrshme për gjyshin e Kim Jong Un: Hante mish qeni

Analiza e CIA-s sfidon Trump: Kim Jong-u s'është i çmendur, por 'shumë i arsyeshëm'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In