• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Magjia e hapësirës: Shkrepjet më të mira nga konkursi i Fotografit Astronomik të Vitit

by S T
13/09/2024 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fazat e Afërditës, Aurora Australis dhe Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor që kalon para diellit janë disa nga imazhet fituese të konkursit të Fotografit Astronomik të Vitit.

Ryan Imperio është fituesi kryesor për shkrepjen e tij gjatë eklipsit diellor në 2023.

“Rruazat Baily krijohen kur drita e diellit ndriçon mbi luginat dhe krateret në sipërfaqen e hënës duke ‘e thyer’ unazën e eklipsit dhe dallohen vetëm kur hëna hyn ose del nga një eklips. Janë shumë të vështira për t’u fotografuar për shkak të kohëzgjatjes së shkurtër dhe kohës së saktë që nevojitet”.

Imperio u shpreh se nuk priste aspak të fitonte.

“Fotot e përzgjedhura çdo vit janë mahnitëse dhe jam i emocionuar e i nderuar që edhe fotoja ime është mes tyre”.

Në konkurs u paraqitën mbi  3500 foto nga 58 vende.  Fotografitë fituese do të ekspozohen në Muzeun Kombëtar Maritime në Londër.

Ryan Imperio, SHBA –  Kategoria e Diellit tonë, imazhet tregojnë hijet në sipërfaqen e hënës të shkaktuara nga një eklips.

Larryn Rae, Zelanda e Re – Kategoria Aurorae, shkrepje e Aurora Australis.

Gábor Balázs, Hungari – Kategoria e Hënës sonë, shkrepje e Gjirit të Ylbereve në sipërfaqen e hënës.

Bence Tóth dhe Péter Feltóti, Hungari – Kategoria e Galaktikës, shkrepje e NGC 5128 në Namibi.

Tom Williams, Angli – Kategoria e Njerëzve dhe hapësirës, shkrepje e siluetës së Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor përballë diellit.

Williams fitoi edhe kategorinë e Planetëve, kometave dhe asteroidëve me fazat e Afërditës.

Tom Rae, Zelanda e Re – Kategoria e Peizazheve qiellore,  shkrepje e majave të luginës Tasman natën, me retë e hidrogjenit të Nebulës së Çamçakëzit që ka ngjyrë të kuqe në qendër.

Marcel Drechsler, Bray Falls, Yann Sainty, Nicolas Martino, Richard Galli – Bashkëpunuan për të shkrepur këtë foto të përbërë nga 3559 fragmente nga 260 orë të regjistruara në teleskopë në tre kontinente. Fotoja fitoi Kategorinë e Yjeve dhe nebulave.

Xin Feng dhe Miao Gong, Kinë – Fituan çmimin Sir Patrict Moore me imazhin e Nebulës së kokës së delfinit, shkrepja e të cilit mori 10 ditë.

Daniele Borsari, Itali – Fotografi i Ri Astronomik i Vitit me imazhin e Nebulës së Kalifornisë, NGC 1499 në yjësinë e Perseut, 1000 vite dritë larg Tokës.

Sergio Díaz Ruiz, Spanjë – Fitoi çmimin Annie Maunder për Inovacion Imazhi me foton ku Toka duket si planet alien.

 

Next Post
“Toka po zien”, shkencëtarët ngrenë alarmin për rritjen e temperaturave: Kjo ishte vera më e nxehtë në histori, por më e keqja s’ka ardhur akoma

“Toka po zien”, shkencëtarët ngrenë alarmin për rritjen e temperaturave: Kjo ishte vera më e nxehtë në histori, por më e keqja s’ka ardhur akoma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In