• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mafia shqiptare, një mit i rrezikshëm

by Java News
19/01/2019 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Anna Sergi, The Conversation

Muajt e fundit, për të mos thënë vitet e fundit, media britanike ka raportuar vazhdimisht pretendimet e ngritura nga agjencitë ligjzbatuese për një shtim të ndjeshëm të një kriminaliteti kompleks dhe serioz, të zhvilluar nga grupet e organizuara kriminale shqiptare, të cilave shpesh u referohen si mafia shqiptare.

Këto banda lidhen specifikisht me trafikun njerëzor nga Ballkani dhe me dhunën në rritje në botën e nëndheshme të trafikut të drogës. Në fakt, këto grupe duket se kanë fituar territor të konsiderueshëm veçanërisht, por jo vetëm, në trafikun e kokainës, me raportime nga Agjencia Kombëtare e Krimit (AKK) që deklaron se ndërsa grupet shqiptare përbëjnë një përqindje të vogël prej 0.8 për qind të krimit të organizuar në Britaninë e Madhe, ata luajnë një rol disproporcionalisht më të madh në tregun e kokainës në vend.

Agjencia Kombëtare e Krimit ka konfirmuar gjithashtu se angazhimi i këtyre grupeve në trafikun njerëzor është veçanërisht shqetësues dhe përfshin kryesisht viktima nga Shqipëria ose vendet fqinje, të cilët joshen për të udhëtuar drejt Britanisë me premtime false për punësim. Ndërsa nuk ka të dhëna për të sugjeruar se këto grupe të përfshira në trafikun e drogës, veçanërisht të kokainës, janë të njëjtat grupe të përfshira në trafikun e qenieve njerëzore, autoritetet nuk hezitojnë të flasin për grupet kriminale shqiptare si rrjete të poli-krimit, të angazhuara në një seri shkeljesh të rënda.

Rrëfimi i një historie

Pa e zbehur ndopak problemin e vuajtjes nga viktimat e trafikut njerëzor apo analizën e agjencive të inteligjencës për trafikun e drogës, ajo që po dëshmojmë këtu është një tjetër shembull se si krijohet, përpunohet dhe vazhdon një mit.

Në këtë rast është fjala për ‘mitin e mafies’, një konstrukt i veçantë i botës së nëndheshme ku etnia është një karakteristikë kryesore e një ‘tjetri’ që nga njëra anë duhet t’ia kesh frikën, nga ana tjetër glorifikohet.

Miti i mafies është shpesh i lidhur me grupe më të njohura të krimit si italianët, rusët dhe mafia japoneze. Kur këto grupe thirren me emrat e tyre specifikë si për shembull ‘Cosa nostra’ siciliane apo ‘Ndrangheta’ kalabreze, ‘Bratva’ ruse apo ‘Yakuza’ e Japonisë, ajo që kanë të përbashkët është se të sjellin përpara imazhin e organizatave sekrete, të angazhuara në krim, dhunë dhe korrupsion. Në mënyrë thelbësore, këto organizata duket se janë ndërtuar mbi tradita të përbashkëta, norma, vlera dhe rituale të rrënjosura në etninë e përbashkët të individëve brenda tyre.

Dhe ndërsa krimi i organizuar është kryesisht një fenomet i bazuar te tregu apo aktiviteti (angazhimi në trafikimin e drogës apo njerëzve për shembull), kur lexojmë për mafien, shpesh, për të mos thënë gjithmonë, referenca bëhet tek etnia: italianët, rusët, kinezët, japonezët, turqit- dhe aktualisht, shqiptarët. Etiketimi i mafies është aplikuar shpesh te një grup i vogël etnish që kanë një kulturë të bazuar te nderi dhe një lidhje të veçantë te strukturat familjare, të tilla si Kanuni shqiptar.

Punim të shkëlqyera të kryera në terren nga akademikë, përfshi intervista me kriminelë, raste gjyqësore dhe dëshmi etnografike, tregojnë se grupet kriminale shqiptare në fakt kanë mungesë koordinimi kur veprojnë jashtë vendit, si për shembull në SHBA, Kanada, Australi dhe në Britani. Në shumicën e rasteve, atyre u mungojnë lidhjet direkte me grupet kriminale në vendin e tyre të origjinës.

Të bashkuar?

Shqiptarët që operojnë në trafikun e paligjshëm të drogës po ashtu punojnë me të tjera grupe kriminale si klanet e Ndranghetës apo ‘Hells Angels’. Ndërsa është e mundur që disa kriminelë shqiptarë të kenë akses direkt te prodhuesit e drogës, veçanërisht të kokainës, në vende si Bolivia apo Peruja, këto grupe janë në shumicën e rasteve të lidhura me shpërndarjen më shumë se me trafikun e drogës. Kjo do të thotë se ata shpesh shesin kokainë pasi ajo ka arritur nga portat e rëndësishme të hyrjes, dhe varen nga marrëveshjet me grupe që mund të kryejnë trafikun aktual, të tillë si klanet kalabreze të Ndranghetas.

Ka një konfuzion të shumëpërhapur në lidhje me rolin e trafikantëve dhe atyre që shpërndajnë drogën pasi ajo futet në një vend. Dhe është e kuptueshme- ky është një rrjet kompleks. Por ata që marrin drogën dhe e shesin te të tjerët, brenda apo jashtë rrjeteve të tyre, janë më të dukshëm dhe përballen me rreziqet më të mëdha. Ata janë personat që shpërndajnë drogën dhe e shpërndajnë shpejt, edhe kur kjo do të thotë se duhet të operosh përmes dhunës dhe intimidimit kur përballesh me grupet rivale që shpërndajnë të njëjtin produkt.

Rrjeteve shqiptare u referohen shpesh si operatorë të besueshëm në rrjet. Por domethënia e tyre në botën e drogërave duhet të vihet në pikëpyetje. Edhe pse është e rëndësishme, ata sërish varen nga trafikantët që gjejnë, organizojnë dhe shpërndajnë drogën të parët.

Në një farë mase, ideja e një mafie shqiptare globale thellësisht të organizuar mbetet një mit që krijon stereotipe negative dhe armiqësore për diasporën shqiptare në botë. Gjithashtu, kjo i humbet rëndësinë faktit se bota e nëndheshme kriminale është shpesh një kombinim i strukturave oportuniste komplekse dhe një ekuilibri delikat të roleve të ndryshme, ku luajnë një variacion shumë i madh individësh. Etnia e përbashkët mund të lehtësojë dhe vendosë këtë bashkëpunim deri në një farë mase, por me siguri nuk e krijon.

*Anna Sergi është lektore e kriminologjisë në Universitetin e Essex

Next Post
Hidhet shorti/ Ja tre gjyqtarët për Vetting-un e Donika Prelës

Hidhet shorti/ Ja tre gjyqtarët për Vetting-un e Donika Prelës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In