• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mafia shqiptare dhe tentakulat e saj në Ekuador/ Mediat: Vrasja e Ergys Dashit, mbërrijnë si biznesmenë, por…

by
31/01/2022 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat ekuadoriane i ka kushtuar një artikull të posacëm vrasjes së bujshme të Ergys Dashit.  “Ata mbërrijnë në Ekuador si biznesmenë të mëdhenj, por në fakt në vendin e tyre janë në listën e më të kërkuarve”. Kështu e nis artikullin e saj media ekuadoriane ‘Deunanoticias’, e cila i ka kushtuar një lajm mafias shqiptare në këtë shtet.

Në këtë artikull vlerësohet se viktima të krimit për larje hesapesh me bandave të drogës janë shqiptarë.

Një burrë u qëllua për vdekje në një restorant, që ndodhet në Rrugen Luis Orrantia, në veri të #Guayaquil. Ngjarja ka ndodhur më 22 janar, në orën 18:50. Viktima, me sa duket një i huaj është surprizuar nga dy atentatorë brenda lokalit. Një grua 26-vjeçare, e cila ndodhej në lokal duke darkuar me disa miq, u plagos në këmbën e djathtë nga një plumb.

Sipas njoftimit të policisë, kriminelët kanë mbërritur me një mjet tip xhip dhe njëri prej tyre mbante një buqetë me lule. Kriminalistika ka mbledhur 28 prova gëzhoja  nga vendi i ngjarjes.

Artikulli i medias

Vijnë në Ekuador si biznesmenë të mëdhenj, por në vendin e tyre janë në listën e më të kërkuarve. Ata janë anëtarë të mafias nga Shqipëria, të cilët i shohin kufijtë dhe portet detare të Ekuadorit si një mundësi për të dërguar drogë në Evropë dhe Amerikën Latine.

Ky biznes i paligjshëm çon në përplasje me bandat e tjera kriminale, të cilat përfundojnë në vrasje.  Një nga ngjarjet e ndodhura së fundmi në qytetin e Buenos Aires ishte vrasja e shqiptarit Ergys Dashi, i cili u vra në një restorant nga një person që hyri brenda me një buqetë me trëndafila, por shtypi ndërkombëtar raportoi se ai ishte anëtar i mafies shqiptare i cili kërkohej në disa vende për disa krime.

Dashi u arrestua në Itali më 18 shtator 2014 pasi akuzohej se ishte një nga krerët e një organizate kriminale në Shqipëri, pavarësisht se mbërriti në Ekuador pa u hetuar nga policia. Porti kryesor ka qenë një nga sektorët ku operojnë më së shumti trafikantët e huaj të drogës. Vitet e fundit ka pasur disa vdekje të stilit të goditjes dhe madje edhe arrestimeve.

Në vitin 2009 një i tillë ishte Arbër Çekaj, një ‘sipërmarrës’ që themeloi një firmë eksporti bananesh në Ekuador. Ai e përdori biznesin për të fshehur lëndët narkotike në anije mallrash, sipas një hetimi të përbashkët nga Plani V i Ekuadorit dhe Projekti i Bosnjës për Informacionin mbi Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (Occrp). Përmes 18 kompanive ekuadoriane, Cekaj eksportonte banane në vendin e tij, ku brenda kontejnerëve fshihej kokainë. Shqiptari vazhdoi biznesin e tij, pavarësisht se kishte një urdhër arresti në Ekuador që nga viti 2015. Policia shqiptare ka lëshuar një urdhër-arresti ndaj Çekajt, ku ai u arrestua në vitin 2018 në Gjermani dhe u ekstradua muaj më vonë në vendin e tij. Ai aktualisht përballet me 15 deri në 20 vjet burg.

Shqipëria, e vendosur në Evropën Juglindore, pavarësisht largësisë së saj nga Amerika Latine, ka aleanca me disa kartele, duke përfshirë ato nga Kolumbia, dhe në dy dekadat e fundit Ekuadori. Mafia shqiptare mbërriti në Ekuador afërsisht në vitin 2001, në të njëjtin vit të veprimtarisë së saj të paligjshme i ashtuquajturi “Operacioni Udhëtim”, nga Administrata e Shteteve të Bashkuara për Ndjekjen e Drogës (DEA) arrestoi 3 të përfshirë në trafikun e drogës.

Në vitin 2014 u dha alarmi për rrjetet e drogës nga shqiptarët dhe mafiozët e tjerë europianë. Operacioni ballkanik u ndërmor së bashku me prokurorin Cesar Peña, ku u sekuestruan 400 kilogramë kokainë dhe marijuanë. Gjithashtu janë arrestuar edhe 7 persona, mes tyre shqiptarë dhe një shtetas nga Kosova.

Një tjetër ngjarje e ndodhur në fund të vitit 2020 ishte edhe vrasja e shqiptarit Adriatik Tresa, ku u qëllua me disa plumba në shtëpinë e tij. Shtatë burra kanë hyrë dhe njëri prej tyre ka qëlluar 6 herë ndaj tij, ndërkohë Tresa që nga viti 2013 është hetuar për pastrim parash, armë, drogë, madje edhe për vdekjen e gazetarit Fausto Valdiviezo. Në total kanë qenë 4 të huaj me kombësi shqiptare që kanë qenë viktima të atentatorëve me pagesë.

Sipas Nënsekretarit Kombëtar të Migracionit, Fausto Olivo, në 2019-ën në Ekuador hynë 20 shqiptarë në muaj, në 2021-n 18 dhe deri më tani në 2022-n janë 16. Të huajt shqiptarë konsiderohen nga Policia dhe Qeveria si emigrant të rrezikshëm. Nisur nga këto fakte, kryebashkiaku i Guayaquil, Cynthia Viteri, njoftoi se do të paraqesë një projektligj në Asamblenë Kombëtare për të ndaluar hyrjen në Ekuador të të huajve me të kaluar gjyqësore.

/b.h

Next Post
“Anës detit i palarë…”/ Kalo e nis javën me një shqetësim: Më kujtohet Noli kur futem në dush, shyqyr kemi “letrat e bebeve”

“Anës detit i palarë…”/ Kalo e nis javën me një shqetësim: Më kujtohet Noli kur futem në dush, shyqyr kemi “letrat e bebeve”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

December 29, 2025
“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

December 29, 2025
Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

December 29, 2025
Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

December 29, 2025
Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

December 29, 2025
Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

December 29, 2025
“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

December 29, 2025
“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

December 29, 2025
“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

December 29, 2025
Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com