• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Mafia në Amsterdam është shumë më keq se në Napoli”, rrëfimi i Roberto Savianos

by Java News
29/09/2019 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U duk si një prej ndodhive napolitane në Amsterdam, pas vrasjes së avokatit Derk Wiersum. Sipas shkrimtarit Roberto Saviano (40) situate është akoma më keq në Amsterdam. “Jo agjentët, por i gjithë sistemi juaj është i korruptuar”.

Roberto Saviano qesh kur dëgjon se situata në Amsterdam është krahasuar disa herë gjatë javëve të fundit me ndodhite mafioze në Napolin e tij dhe thotë: “Amsterdami është më keq se Napoli”.

Të dielën e kaluar në Facebook keni postuar një selfie me rastin e ditëlindjes suaj- urime – foto e cila, nëse nuk gaboj, është nxjerre në Amsterdam. A është kjo e vërtetë?

“Ha! Po, keni të drejtë. Kam qenë në Amsterdam për disa ditë sepse kam një marrëdhënie të veçantë me Holandën. Unë e dua vendin tuaj – përkthimi i parë i librit tim “Gomorra” ishte në holandisht – por është mbi të gjitha një burim i rëndësishëm për hulumtimin tim për mafian. Nëse më pyesni se cilat janë vendet më të korruptuara që kam hasur në jetën time, nuk do përgjigjesha Napoli ose Lagos, por do të thoja: Londër dhe Amsterdam. Dhe me këtë nuk dua të them korrupsion në nivelin e rrugës. Me ju, as politikanët dhe as agjentët nuk janë të korruptuar, si në Napoli apo në Lagos. Unë po flas për sistemin, dhe veçanërisht sistemin tuaj financiar. Është e vërtetë që shumica e krimeve në rrugë kryhen nga marokenë, italianë, serbë apo rusë, por të mos gabohemi: pastrimi i parave kryhet i gjithi nga holandezët “.

Sipas Saviano-s, në vitet e fundit Holanda mund të shndërrohet në një vend të shenjtë për mafiozët, sepse lidhjet me Antilet e Holandës janë aq të afërta, sa që kokaina mund të kontrabandohet në Holandë pa shumë hapa të ndërmjetëm, që do të thotë se çmimi i një kg është më i ulët aty, se në shumë vende të tjera. Për më tepër, porti i Rotterdam-it, i cili ndodhet në një vend shumë strategjik, është një port i shpejtë, efikas, në mënyrë që kontejnerët të mund të qëndrojnë atje për një kohë më të shkurtër dhe shansi i kontrollit është më i vogël. Dhe më e rëndësishmja: sistemi financiar Holandez ofron një hije të caktuar fiskale në të cilën kriminelët mund të lulëzojnë, thotë Saviano. Merrni në konsideratë shumë kompani të rregjistruara vetëm në letër (mailbox companies), falë skemave komplekse, bëjnë të mundur që të dergohen shuma të mëdha parash nëpër skuta dhe kthesa të shumta, nëpër qendra të ndryshme financiare në të gjithë botën, duke e bërë kontrollin e vendit të tyre të origjinës pothuajse të pamundur.

“Nëse unë do ta kisha kryeministrin holandez para meje dhe ai do të më pyeste se si do ta zgjidhja problemin tuaj kriminal, unë do të isha i pari që do t’i thoja: bëj diçka në lidhje me rolin tuaj si parajsë e taksave,” thotë Saviano.

Gjatë qëndrimit tuaj në Holandë, pothuajse të gjitha gazetat shkruanin se Amsterdami po bëhet gradualisht Napoli i ri sepse avokati Derk Wiersum, i cili ndihmoi një dëshmitar të mbrojtur në një çështje të rëndësishme mafioze, u vra gjakftohtësisht ne Amsterdam. A mendoni se krahasimi me Napolin është i vërtetë?

“Jo per sa i përket dhunës së dukshme. Në Napoli ata vrasin ndonjëherë dy ose tre persona në ditë. Për më tepër, në Amsterdam nuk ka periferi si Scampia, nuk ka një luftë të hapur mafioze dhe asnjë rrugë nuk kontrollohet plotësisht nga kriminelët. Por në një nivel tjetër, më të lartë, Amsterdam-i është shumë më i rëndësishëm se Napoli. Ka klane nga e gjithë bota, sepse Holanda është një nga portet më të rëndësishëm të tranzitit. Ata e dinë: kushdo që kontrollon Holandën ka një nga arteriet e tregut global të drogës “.

Pieter Tops dhe gazetari Jan Tromp nxorën të njëjtin përfundim në fund të muajit të kaluar pas hulumtimit të tyre mbi krimin e lidhur me drogën në Amsterdam. Ata deklaruan se Holanda është bërë “qendra evropiane” për tregtinë e kokainës dhe drogave të tjera, e se qyteti, për më tepër, ka humbur kontrollin në luftimin e tij.

Saviano: “Ajo që me siguri nuk ju ka ndihmuar është politika juaj e tolerancës, e cila në të vërtetë përbën mungesën e rregullave. Si rezultat, klane të panumërta janë zhvendosur në Amsterdam në dekadat e fundit – serbët, rusët, ‘ndrangheta, por edhe, për shembull , neapolitasit që erdhën në Holandë për të blerë hashash dhe kontrabanduar në Itali. E njëjta gjë vlen edhe për makromafian. Ata gjithashtu filluan relativisht me sasi të vogla hashashi, e më pas gradualisht filluan të merren me tregti të drogërave të tjera “.

Pasi vëllai i dëshmitarit të lartpërmendur të mbrojtur u vra vitin e kaluar, Prokurori Publik holandez u këshillua me Nicola Gratteri për të pyetur sesi Italia merret me këtë lloj vrasjesh. Cfarë mendoni se mund të mësojë Holanda nga Italia?

“Përveç asaj që thashë për rolin tuaj si parajsë për taksat, një nga masat më të rëndësishme është krijimi i një njësie të veçantë antimafia. Situata holandeze është shumë e komplikuar për shkak të shumë grupeve që janë aktivë atje dhe fluksit të parave flukset që përdoret, si dhe është e tepërt që t’i kërkosh policisë holandeze që t’i ekspozojë të gjitha këto struktura. Ata duhet të jenë në gjendje të merren me arrestimin e vrasësve dhe tregtuesve të drogës. Për më tepër, një regjim shumë i ashpër burgu për mafiozët do të ndihmonte, siç kemi në Itali, dhe ligji duhet të ndryshohet për të bërë më të lehtë kapjen e drogës nga mafiozët. “(Jarl van der Ploeg, 27 Shtator 2019, 16:05) /l.m

Next Post
Lind fëmijë me shokun e saj ndërkohë që priste vdekjen e burrit

Lind fëmijë me shokun e saj ndërkohë që priste vdekjen e burrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Porti i Durrësit\ Fluks udhëtarësh, rreth 5.5 mijë pasagjerë llogariten nga Bari! 28 sportele në funksion 

Ngushtimi i hyrjes së portit, deputeti i PD në Durrës: Vendim antishqiptar, krijon problem

April 8, 2026
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

SHIFRAT / Nafta bie me 16,5% në bursa, në Shqipëri me vetëm 1,8%

April 8, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Nafta u ul me 4 lekë, Braçe: Si ka mundësi që ka më shumë trafik me karburant më të shtrenjtë?!

April 8, 2026
Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

April 8, 2026

Rrethi i dikurshëm Tiranë

April 8, 2026
Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

April 8, 2026
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

April 8, 2026
Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

April 8, 2026
Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

April 8, 2026
Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In