• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mafia ndërkombëtare”, Dvorani flet për sulmet e Metës ndaj SHBA: Jam krenar! Bëra detyrën për videon me Priftin

by A R
23/02/2021 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ardian Dvorani u vlerësuar ditën e sotme nga DASH si një nga 12 personalitete në botë se ka luftuar korrupsionin, në një intervistë për Report Tv, Dvorani tha se ndihet i nderuar dhe krenar për këtë vlerësim të lartë të bërë nga DASH duke shtuar se ky vlerësim nuk është vetëm për të por për të gjithë magjistratët e tjerë në vend që punuan për drejtësinë. Reagimin e Presidenti Ilir Meta që foli për mafie ndërkombëtare pas vlerësimit të tij nga DASH, për ish kreun e KED-së kjo deklaratë është e pa komentueshme.

“Personalisht ndihem shumë krenar dhe i vlerësuar që një vlerësim i tillë më vjen nga DASH. Natyrisht që është vlerësim i lartë dhe mbi të gjitha unë do të thoja se nuk më përket vetëm mua personalisht, por e ndaj dhe i përket të gjithë magjistratëve të tjerë të cilët ndër vite nëpërmjet ushtrimit të detyrës kanë bërë maksimumin e mundësive të tyre që është në Shqipëri drejtësia të ketë kuptimin e vërtetë të kësaj fjale. Reagimet e personave të cilido qoftë do i lexoj po nuk kam ndërmend të bëjë komet për to. Mafia ndërkombëtare është diçka e pa komentueshme, ajo që mua më intereson është vlerësimi që kanë bërë SHBA për personin tim duke më bërë të ndihem krenar për veten dhe shumë kolegë të mi, të tjerat nuk kanë asnjë rëndësi”, tha Dvorani.

Në lidhje me përplasjet me presidentin Meta që nga video e Dritan Priftit, ku ai ishte i vetmi që doli kundër pafajësisë së Ilir Metës dhe përplasjet në Gjykatën Kushtetuese, Dvorani u shpreh se ai ka bërë vetëm detyrën e tij pa u ndikuar nga opinionet dhe personat qofshin ato me fuqi politike duke ruajtur standardin për zbatimin e ligjit.

“Unë gjithmonë kam bërë detyrën time, gjithmonë se më shumë se 15 vite në gjyqësor kamë mbajtur të njëjtin standard për këdo i fuqishëm apo i zakonshëm qoftë, kjo është e vetmja gjë që duhet të bëjë një gjyqtar, që të gjykojë çështjet sipas ligjit, pavarësisht interesave në lojë dhe pavarësisht personave të përfshirë në çështje që ke për të gjykuara. Çështjet nuk i zgjedhim ne na bien me short. Kam bërë detyrën tim sipas kuptimit që kanë pasur për ligjin pa u ndikuar nga askush”, tha Dvorani.

Në lidhje me reformën në drejtësi, Dvorani tha se ai ka qenë një ndër ekspertët që ka bërë hartimin e saj, që sipas tij ishte një nga reformat më të mira hartuar në letër, por që në zbatim ka hasur disa problem, megjithatë shprehet Dvorani reforma në drejtësi po ecën në mënyrë të suksesshme, madje edhe më të suksesshme nga sa dhe vetë ai kishte imagjinuar. Ish kreu i KED, Dvorani tha se kjo është e vetmja reformë që po gjen zbatim në vend, pasi të tjetër shpreh mbeten në gjysmë ose vetëm në letër.

“Unë kam qenë një nga ekspertët e nivelit të lartë të grupit të ekspertëve të reformës në drejtësi, kam qenë njëri prej tyre nuk mendoj se kam ndonjë meritë të veçantë kam bërë detyrën time, kam bërë maksimumin e mundshëm, që reforma në drejtësi në letër të hartohej në cilëson më të mirë të mundshëm dhe tani ka disa vite që ka nisur zbatimin dhe po ecën në rrugën e duhur sipas mendim tim, jo pa probleme, natyrisht një reformë kaq e thellë dhe kaq e shtrirë në të gjitha hallkat e sistemit të drejtësisë, patjetër që do të ishte e vështirë në aplikim, unë e ka shprehur edhe më parë mendojë se zbatimi i saj ka ecur me shumë sukses , pasi në Shqipëri janë bërë shumë reforma shumë lëvizje por ajo që çalon tek ne është zbatimi i asaj që shkruajmë në letër, në këtë rast edhe pse ka disa probleme, zbatimi i reformës ka ecur edhe më mirë nga sa unë e mendoja”, tha ish kreu i KED.

/a.r

Next Post
Parashikimi i motit/ Ja si do të jetë koha sot

Parashikimi i motit: Shkurti mbyllet me temperatura mbi 20 gradë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In