• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Madleen Allbright flet hapur: “SHBA nuk po ndihmojnë në zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi”

by Java News
10/05/2020 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk janë duke ndihmuar tani sikur dikur në zgjidhjen e mospajtimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo i ka bërë këto komente përgjatë një diskutimi të Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë, të kryesuar nga Eliot Engel, rreth autoritarizmit, dezinformimit dhe qeverisjes së mirë gjatë pandemisë me koronavirus.

“Çfarë ka ndodhur, fatkeqësisht, është se tani ka pyetje rreth kufijve dhe asaj se Kosova ka qenë pjesë e Serbisë, mirëpo mendoj se në shumë mënyra, më duhet ta them këtë me keqardhje, se Shtetet e Bashkuara nuk janë duke ndihmuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje me (presidentin serb, Aleksandar) Vuçiq dhe me atë që serbët kanë tentuar ta zhbëjnë, e që ka pasur për rezultat një spastrim gjenocidal, të cilin e ka dënuar komuniteti ndërkombëtar”, ka deklaruar Albright.

Ajo me këtë deklaratë duket se u është referuar diskutimeve për shkëmbim kufijsh, që fillimisht janë shpërfaqur më 2018.

Në mesin e diskutimeve ka qenë edhe ideja që Serbia mund të marrë një pjesë të veriut të Kosovës në këmbim të Luginës së Preshevës.

Shtetet e Bashkuara nuk e kanë përjashtuar mundësinë e shkëmbimit të territoreve nëse pajtohen të dyja palët, derisa brenda vendeve të Bashkimit Evropian, kjo ide ka nxitur reagime pro dhe kundër.

Dëmtimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së ka qenë njëra prej arsyeve të mbajtjes së mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë tashmë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti.

Në ditën e mbajtjes së këtij mocioni, Kurti, pati thënë se mocioni ka ardhur për shkak të pazareve të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për shkëmbim territorial me Serbinë.

“Jam i bindur që ka marrëveshje, praktikisht këtë ma ka konfirmuar edhe presidenti në takim që ishim”, ka thënë Kurti.

“Motori i kësaj është si të largohet kjo qeveri në mënyrë që t’i hapet shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe pazarit të gatshëm për shkëmbim territorial”, pati deklaruar mes tjerash ai.

Mirëpo më vonë i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett dhe i dërguari të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, patën thënë se nuk ekziston ndonjë plan sekret për shkëmbim territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë, siç “kanë spekuluar disa”.

Engel: Vuçiq po udhëheq me grusht të hekurt

Kryetari i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë, Eliot Engel ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është duke udhëhequr aktualisht me grusht të hekurt dhe se po bën gjithçka që të dëmtojë demokracinë në Kosovë, duke tentuar të nxisë vendet drejt çnjohjes së shtetësisë së Kosovës.

“Zgjedhjet sapo janë mbajtur në Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara tani duket se janë duke u larguar nga përkushtimi dypartiak që kemi pasur në administratat e kaluara, duke nisur me Clintonin, Bushin dhe të tjerët”, është shprehur ai.

Përgjatë debatit, Engel ka rikujtuar edhe një herë falënderimin e shprehur nga shqiptarët për popullin amerikan.

“Pavarësisht sa shumë mund të udhëtoni, ju nuk mund të gjeni kurrë një vend që përshëndet amerikanët me aq gëzim sikurse kosovarët. Unë kurrë nuk kam parë ndonjë vend që do dhe vlerëson amerikanët dhe është falënderues për atë që kemi bërë më 1999 për të parandaluar gjenocidin para syve të Evropës edhe një herë andaj më thyhet zemra, që në një mënyrë u kemi kthyer shpinën atyre njerëzve”, është shprehur mes tjerash ai.

Në mars të këtij viti, dy senatorë amerikanë, David Perdue dhe Rand Paul patën thënë se SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë nëse Kosova nuk e shfuqizon tarifën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë.

Në ndërkohë ishte bërë i ditur edhe pezullimi i programeve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së SHBA-së (MCC) në vlerë të 50 milionë dollarëve amerikanë.

Ky program tanimë i pezulluar ishte fokusuar në reformat e dy fushave më kritike të identifikuara si pengesa për zhvillim në Kosovë, siç janë: mungesa e qëndrueshmërisë së energjisë elektrike si dhe dobësitë dhe mangësitë reale në sundimin e ligjit.

Më pas, Qeveria në detyrë e Kosovës ka zëvendësuar taksën me reciprocitet për mallrat serbe, por jo edhe për ato të Bosnjës, vendim që nuk është mirëpritur nga autoritetet amerikane, pasi ato kanë kërkuar që të mos krijohen pengesa në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky dialog është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur edhe ishte vënë taksa nga autoritetet e Kosovës për mallrat e Serbisë. /rel

Next Post
Horoskop/Ja shenjat që gënjejnë më shumë

Horoskop/Ja shenjat që gënjejnë më shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshon pr.ligji për dhunën ndaj grave/ Pas denoncimit, dhunuesi nxirret nga shtëpia dhe mban GPS

Ndryshon pr.ligji për dhunën ndaj grave/ Pas denoncimit, dhunuesi nxirret nga shtëpia dhe mban GPS

January 17, 2026
15 vite pas “21 janarit” pritet ende drejtësi/ Balla: Kuvendi të kontrollojë zbatimin e vendimeve të GJEDNJ

15 vite pas “21 janarit” pritet ende drejtësi/ Balla: Kuvendi të kontrollojë zbatimin e vendimeve të GJEDNJ

January 17, 2026
Përfshihet nga flakët skrepi në Vlorë teksa po pastronte kanalin, shkak dyshohet mbi-nxehja

Përfshihet nga flakët skrepi në Vlorë teksa po pastronte kanalin, shkak dyshohet mbi-nxehja

January 17, 2026
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

“Kryengritja e zgjatur paqësore” e Berishës, që zgjat më pak se 2 orë…

January 17, 2026
Galaja e Festës së Pranverës, përmisimin i mëtejshëm i teknologjisë dhe artit

Galaja e Festës së Pranverës, përmisimin i mëtejshëm i teknologjisë dhe artit

January 17, 2026
“Dua drejtësi!”, reagon sërish 46-vjeçari nga Fieri: Më dhunuan në shtëpinë time njerëz me uniformën e policisë

“Dua drejtësi!”, reagon sërish 46-vjeçari nga Fieri: Më dhunuan në shtëpinë time njerëz me uniformën e policisë

January 17, 2026
“Jam mbret i tarifave”/ Kërcënon Trump: Mund t’i vendos për vendet që s’bien dakord për Groenlandën

“Jam mbret i tarifave”/ Kërcënon Trump: Mund t’i vendos për vendet që s’bien dakord për Groenlandën

January 17, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Për një parlament të ri!

January 17, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ “U ankua për dhimbjen e veshkave”, zbardhet dosja e Prokurorisë për 8 të pandehurit

Arratisja e Altin Ndocit/ “U ankua për dhimbjen e veshkave”, zbardhet dosja e Prokurorisë për 8 të pandehurit

January 17, 2026
Rikthehet kaosi në aksin rrugën Tiranë-Elbasan, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike automjetesh

Rikthehet kaosi në aksin rrugën Tiranë-Elbasan, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike automjetesh

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In