• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Madeleine Albright: Kosova, lufta ime! Jam krenare për ndërhyrjen ushtarake

by Java News
09/07/2018 14:37
Madeleine Albright, the 64th Secretary of State, was the first female to hold the office and is the highest ranking female government official in the history of the United States. (Photo by © Wally McNamee/CORBIS/Corbis via Getty Images)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur lufta e Kosovës, e nisur në vitin 1998, mori përmasa shqetësuese, NATO-ja ndërhyri me sulme ajrore.

Në atë kohë sekretare e Shtetit në SHBA, Madeleine Albright mund të konsiderohet shtysa kryesore për vendimin e ndërhyrjes ushtarake.

Në një intervistë për BBC-në, Albright ka kujtuar përvojën e saj me luftën e Kosovës dhe takimet me Sllobodan Millosheviçin.

Albright thotë se lobimi për nisjen e ndërhyrjes ushtarake në Kosovë është puna për të cilën ajo ndihet më shumë krenare në karrierën e saj.

“Kur më pyesin se cila është gjëja për të cilën jam më krenare, padyshim Kosova. Nuk mund ta lejonim diçka të tillë, ishte genocid.

Po bëhej spastrim etnik. Njerëzit po nxirreshin nga shtëpitë e tyre jo për atë që kishin bërë, por për atë se kush ishin.

Mendova se do të kishte kuptim për SHBA për të përdorur influencën tonë te të tjerët për të ndaluar këtë spastrim etnik”,rrëfen ajo.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit e kujton Millosheviçin si një njeri mizor dhe të sigurt në vetvete, në atë masë saqë arriti t’i hiqte asaj buzëqeshjen tipike të një amerikaneje që i shtrëngon dorën dikujt në një takim zyrtar.

“Veprimet e Millosheviçit, që ishte një hipernacionalist, dhe kishte vendosur se kishte vendosur të hiqet qafe njerëzit që ishin ndryshe nga modeli i tij i nacionalizmit serb, më bënë të mendoj që duhej të bënim diçka.

Ai dukej si dikush që mendonte se ishte shumë tërheqës dhe i zgjuar.

Ai ishte shumë i sigurt për veten. Ai e mendonte veten si një njeri elegant, por ajo që po bënte nuk ishte aspak elegante.

Është e pamundur për një amerikan t’i shtrëngojë dorën dikujt pa buzëqeshur, por kur e pashë në Beograd isha e vendosur për të mos buzqeshur.

Fotot e mia të asaj kohe e tregojnë këtë”, kujton Albright.

a.ç

Next Post
Këngëtari i hitit ‘Despacito’ vjen në Tiranë, ja kur do mbahet koncerti

Këngëtari i hitit 'Despacito' vjen në Tiranë, ja kur do mbahet koncerti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i GJKKO-së konfiskon apartamentin e Bashkim Dedjas!

Apeli i GJKKO-së konfiskon apartamentin e Bashkim Dedjas!

January 27, 2026
Efektivi vrau 20-vjeçarin se mbante pistoletë në dorë, arma e të riut rezulton plastike

Efektivi vrau 20-vjeçarin se mbante pistoletë në dorë, arma e të riut rezulton plastike

January 27, 2026
30 viktima nga stuhia në SHBA, mbi 20 shtete shpallin gjendjen e emergjencës

30 viktima nga stuhia në SHBA, mbi 20 shtete shpallin gjendjen e emergjencës

January 27, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në Durrës, humb jetën i moshuari, prangoset 27-vjeçari

January 27, 2026
“M’u errësuan sytë”, zbardhet dëshmia e babait që plagosi vajzën: Isha nën efektin e alkoolit, ajo më injoronte

“M’u errësuan sytë”, zbardhet dëshmia e babait që plagosi vajzën: Isha nën efektin e alkoolit, ajo më injoronte

January 27, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Madhështore për Berishën, jo për opozitën

January 27, 2026
Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit kundër vendimit, shkarkohet nëndrejtori Sokol Shehaj

Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit kundër vendimit, shkarkohet nëndrejtori Sokol Shehaj

January 27, 2026
Kuvend, prezantohet pr.buxheti 2026 me vlerë 8.8 mld €/ Malaj: Rrit pensionet e pagat, përgatit vendin drejt BE-së

“508 mln lekë shtesë për Ujësjellësin”, Malaj: Fermerët në 2025 përfituan drejtpërdrejt 6.4 miliardë lekë

January 27, 2026
Trump rrit tarifat ndaj importeve nga Koreja e Jugut në 25%, tensione mes Uashingtonit dhe Seulit

Trump rrit tarifat ndaj importeve nga Koreja e Jugut në 25%, tensione mes Uashingtonit dhe Seulit

January 27, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Padia e Veliajt ndaj prokurorit Dado meriton vëmendje të madhe publike

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In