Madeleine Albright edhe artiste
Hit seria e re e dramës politike në kanalin CBC, “Zonja Sekretare”, sezonin e parë të së cilës e panë mesatarisht 14 milionë shikues, në planin artistik do të ketë përforcime në ciklin e dytë, dhe në njërën nga 22 episodet që ka seria, do të paraqitet edhe Medeline Albright( 78 vjeçe).
Albright është e njohur si përkrahëse e pavarësisë Kosovës dhe e fillimit të bombardimeve kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë dhe në Serbi për shkak të terrorit shtetëror serb kundër shqiptarëve. Kjo është paraqitja e dytë e Albright në një seri filmike.