• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

MacShane: Pasionet nacionaliste po pengojnë zhvillimin në Ballkan

by Java News
26/09/2015 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri përgjegjës për Ballkanin dhe BE-në në qeverinë e Tony Blair, Denis MacShane, në një editorial të tij, rajonin e Ballkanit Perëndimor e ka quajtur “Zonë e mumjeve” e BE-së, ku të vdekurit dhe urrejtja e së kaluarës shfaqen më të gjallë se të gjallët. Ai ka shkruar se kjo është pjesë e dështimit të paimagjinueshëm të Ballkanit Perëndimor për t’u përshtatur me botën bashkëkohore pas luftërave një dekadëshe në vitet 1990-ta, që e shpërbënë Jugosllavinë në shtatë shtete të vogla evropiane.

MacShane ka vlerësuar se politika e jashtme e BE-së po e jep maksimumin për çlirimin nga urrejtja dhe se kryediplomatja aktuale e BE-së, Federica Mogherini dhe paraardhësja e saj, baronesha Catherine Ashton, i kanë kushtuar më shumë kohë çlirimit nga urrejtja në mesin e popujve dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, se çfarëdo çështjeje tjetër. Por, ai ka thënë se mbetet fakti që, pesëmbëdhjetë vite pas përfundimit të luftimeve, Ballkani Perëndimor, nga Athina e deri në Alpe, është bllokuar nga pasionet nacionaliste që pengojnë zhvillimin normal të shteteve të tyre.

Megjithatë, ish-ministri përgjegjës për Ballkanin dhe BE-në në qeverinë e Tony Blair, ka qenë edhe kritik ndaj politikës së jashtme të BE-së. “Bashkimi Evropian nuk mund të këndellë shtetet e shkatërruara të Irakut, Libisë dhe Sirisë, por nëse Brukseli, Berlini, Parisi dhe Londra janë aq të paafta për të injektuar një dozë sado të vogël të maturisë në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Greqinë, a ekziston fare një politikë e jashtme e BE-së?”, ka pyetur MacShane.

Ai ka theksuar se për shkak të pasioneve nacionaliste dhe mosbashkëpunimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor, ku ato nuk ia njohin as kufijtë njëra-tjetrës dhe nuk bashkëpunojnë në fushën e policisë dhe inteligjencës, bën që në këtë rajon të lulëzojë kriminaliteti dhe korrupsioni, sepse kjo përbën edhe biznes fitimprurës.

Për ta ilustruar mendësinë e politikëbërjes në Ballkanin Perëndimor, MacShane ka tërhequr edhe paralele me liliputët në prozën “Udhëtimet e Guliverit”, të cilët janë nisur për të luftuar mes atyre që donin të thyenin një vezë nga maja e ngushtë dhe atyre që donin ta thyenin nga maja e gjerë. MacShane ka thënë se edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor nga Greqia drejt veriut janë më të suksesshme në gjetjen e arsyeve për të kundërshtuar njëra-tjetrën, se sa për të bashkëpunuar.

“Pjesa tjetër e botës qesh me pretendimin e maqedonëve se heroi i Greqisë së lashtë, Aleksandri i Madh, ka diçka të bëjë me shtetin e sotëm sllavo-shqiptar të Maqedonisë. Por, njëlloj qesh edhe me pretendimin e Serbisë se Kosova është vetëm një krahinë e shkëputur, që një ditë do të shohë dritën dhe do të kthehet nën sundimin e Beogradit. Këto pasione nacionaliste populiste kanë një efekt jashtëzakonisht negativ dhe dobësues në zhvillimet normale ekonomike”, ka shkruar MacShane.

Gërthitjet e pafundme për ndëshkim për zhvendosjen masive të serbëve pas dhënies fund të sundimit të Beogradit në Kosovë, sipas tij, gjithashtu parandalojnë pajtimin, tregtinë dhe zhvillimin ekonomik.

Ish-ministri përgjegjës për Ballkanin dhe BE-në në qeverinë e Tony Blair, ka thënë se kjo është e njëjtë sikur më 1965, Franca dhe Gjermania të mos kishin pasur marrëdhënie diplomatike, të kishin diskutuar vetëm për krimet e luftës dhe të kishin ndalur bashkëpunimin ekonomik e shkëmbimin e studentëve.

Next Post

Ngritja e pagave tani ndalohet edhe me ligj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndëshkohen shoferët e “zgjuar”, 325 gjoba për shkelësit e rregullave të qarkullimit! Hiqen me karrotrec makinat që bllokojnë korsitë

Ndëshkohen shoferët e “zgjuar”, 325 gjoba për shkelësit e rregullave të qarkullimit! Hiqen me karrotrec makinat që bllokojnë korsitë

February 16, 2026
Rama në Kosovë, pritet me ceremoni zyrtare nga Albin Kurti

Rama në Kosovë, pritet me ceremoni zyrtare nga Albin Kurti

February 16, 2026
Osmani për luftën në Kosovë: Një histori me gjak nuk mund të fshihet!

Osmani për luftën në Kosovë: Një histori me gjak nuk mund të fshihet!

February 16, 2026
Vengu për Euroactiv: Ballkani Perëndimor është ‘sistemi nervor’ i sigurisë së Europës

Vengu për Euroactiv: Ballkani Perëndimor është ‘sistemi nervor’ i sigurisë së Europës

February 16, 2026
“Alienët janë realë, por nuk mbahen në zonën 51”/ Obama sqaron deklaratën e fortë: S’ka prova që kanë…

“Alienët janë realë, por nuk mbahen në zonën 51”/ Obama sqaron deklaratën e fortë: S’ka prova që kanë…

February 16, 2026
Helmimi në kopshtin e Gramshit, reagon AKU: Nga përgjigjet e analizave deri tani nuk ka salmonelë!

Prindërit në panik, epidemiologu: S’ka shpërthim të fruthit në institucionet parashkollore!

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Pretenca ndaj ish-krerëve të UÇK/ Ironizon Rama: Nëse ata do varrosen për së gjalli, arrestimet të vijojnë me Tony Blair

Pretenca ndaj ish-krerëve të UÇK/ Ironizon Rama: Nëse ata do varrosen për së gjalli, arrestimet të vijojnë me Tony Blair

February 16, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 17 Shkurt 2026

February 16, 2026
LIVE! Nis seanca maratonë në Kuvend! Do vendoset për buxhetin, Avokatin e Popullit dhe raportin e ODIHR

Pezullimet / PS depoziton në Kuvend pr.ligjin për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale! Ja përmbajtja

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In