• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Macron, thirrje Izraelit: Ndaloni vrasjen e civilëve në Gaza. Reagon Netanyahu: Dënoni Hamasin

by A R
11/11/2023 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ndërsa njohim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten, ne i bëjmë thirrje që të ndalojnë bombardimet në Gaza”. Kështu është shprehur në një intervistë të fundit të dhënë për BBC presidenti Francez Emmanuel Macron. Ai theksoi duhet të ndalojë vrasjen e foshnjave dhe grave në Gaza. Gjithashtu. Macron u shpreh se Franca dënon veprimet terroriste të Hamasit. Franca, si Izraeli, SHBA, Britania e Madhe dhe vende të tjera perëndimore, e konsiderojnë Hamasin një organizatë terroriste.

Kur u pyet nëse donte që liderë të tjerë, përfshirë në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar, t’i bashkoheshin thirrjeve të tij për një armëpushim, ai u përgjigj: “Shpresoj se do ta bëjnë”.

Izraeli thotë se sulmon objektiva ushtarakë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe ndërmerr hapa për të reduktuar viktimat civile, si lëshimi i paralajmërimeve përpara sulmeve dhe thirrja e njerëzve që të evakuohen.

Duke folur në konference për ndihmë humanitare në Paris për luftën në Gaza, Macron tha se “përfundimi i qartë i të gjitha qeverive dhe agjencive të pranishme në atë samit ishte se nuk ka zgjidhje tjetër përveç se fillimisht një pauzë humanitare, duke shkuar në një armëpushim, i cili do të na lejojë të mbrojmë… të gjithë civilët që nuk kanë asnjë lidhje me terroristët”.

“De fakto – sot, civilët bombardohen – de fakto. Këto foshnja, këto zonja, këta të moshuar janë bombarduar dhe vrarë. Pra, nuk ka asnjë arsye për këtë dhe nuk ka legjitimitet. Kështu që ne i bëjmë thirrje Izraelit të ndalojë.” Ai tha se nuk ishte roli i tij të gjykonte nëse ligji ndërkombëtar ishte shkelur.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu iu përgjigj me shpejtësi komenteve të Macron, duke thënë se kombet duhet të dënojnë Hamasin, jo Izraelin. “Krimet që Hamasi po kryen sot në Gaza do të kryhen nesër në Paris, Nju Jork dhe kudo në botë”, thuhet në një deklaratë nga zyra e Netanyahut.

/a.r

Next Post
“Travel off Path”: Shqipëria mes pesë destinacioneve më të mira evropiane për 2024

“Travel off Path”: Shqipëria mes pesë destinacioneve më të mira evropiane për 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In