Presidenti francez, Emmanuel Macron këmbënguli mbi nevojën që armëpushimi mes palëve në Libi të jetë i besueshëm, afatgjatë dhe i verifikueshëm, njoftoi sot pallati presidencial i Elysee-së në një komunikatë.
Presidenti francez e shprehu këtë gjatë një bisede telefonike me homologun rus, Vladimir Putin, që takoi në Moskë kreun e qeverisë libiane të unionit kombëtar (GNA), i njohur nga OKB, Fayez al-Sarraj dhe rivali i tij, marshalli, Khalifa Haftar, burri i hekurt i lindjes libiane. /e.s/