Ky samit Itali-Francë përfaqëson një hap cilësor, veçanërisht në fushën ekonomike, deklaroi kryeministri italian, Giuseppe Conte në fund të samitit me presidentin francez Emmanuel Macron në Napoli.
Italia dhe Franca po punojnë ngushtë së bashku për t’u marrë me urgjencën prej virusit COVID-19 për të mbrojtur qytetarët e tyre dhe të gjithë qytetarët europianë, bënë të ditur autoritetet e dy vendeve.
”Të dy vendet mbështesin nevojën për një pozicion të përbashkët europian për të trajtuar sfidën globale”, shkruhej në draftin e deklaratës përfundimtare të samitit ndërqeveritar Itali-Francë.
”Jo! Nuk do t’i mbyllim kufijtë me Italinë’’, ishte përgjigjja e presidenti francez Emmanuel Macron në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve nëse Franca planifikonte të bllokonte kufijtë me Italinë, siç u kërkua nga Marine Le Pen.
/a.r