Mediat greke vijojnë të publikojë detaje lidhur me ngjarjen në ishullin Rodos, ku janë të përfshirë shqiptari Aleksandër Luca dhe shoku i tij grek Manolis Koukouras, të cilët i morën jetën studentes greke 21-vjeçare Eleni Topaloudi.
Në një kohë kur gjyqi vazhdon mediat greke kanë publikuar një apel të nënës së vajzës e cila u bën thirrje autoriteteve që të dënojnë me burgim të përjetshëm vrasësit e vajzës.
Më tej ajo ka hedhur akuza kundrejt të riut shqiptar, duke thënë se ai e ka mashtruar.
“Unë jam shumë keq. Vajza ime ishte thjesht një studente. Jeta ime është shkatërruar. Nuk kam më jetë. Unë jam një person i gjallë, por i vdekur. Thjesht jetoj me kujtime në shtëpinë time dhe me qirinj, për të mbajtur mend time bijë. E kemi dërguar vajzën me sakrifica në shkollat më të mira në Rodos.
Ishte një fëmijë që e donte mësimin, dijen, që bënte përpjekje të përmirësonte anglishten e saj, gjermanishten dhe arabishten. Babai i saj shkonte deri në Jordani, që ajo të mësonte arabisht, ndërsa ka bërë edhe shumë kurse për gjuhë të huaja. Ajo ka punuar në Edirne pa pagesë, sepse ëndërronte që një ditë të shërbente për stafin diplomatik grek. Ajo kishte qëllime të mëdha. E mashtroi një shqiptar, një dyfytyrësh, gënjeshtari, frikacaku. Sa gënjeshtra mund të ketë thënë ai. Unë si nënë dua t’i shoh pas hekurave përjetë vrasësit e time bijë. Ata më vranë vajzën time. Ata janë përbindësha”, tha nëna e Helena Topaloudi për median helene.
g.kosovari











