Një muaj paraburgim i është caktuar mjekut Lutfi Dervishit.
Kështu ka konfirmuar avokati i tij Valon Hasani për KTV’në.
Urologu Lutfi Dervishi ishte dënuar në vitin 2013 me 8 vjet burg nga Gjykata Themelore e Prishtinës nën akuzën për krim të organizuar dhe trafikim me qenie njerëzore, ndërsa këtë vendim ia vërtetoi në vitin 2016 edhe Gjykata e Apelit.
Dervishi ishte arratisur nga drejtësia në shkurt të vitit të kaluar. /express/b.d