Policia e Lushnjes ka njoftuar sekuestrimin e 224 kg kanabis sativa në një banesë në fshatin Zhame, si dhe arrestimin e zotëruesit të lëndës narkotike. Operacioni u krye në banesën e shtetasit 56-vjeçar Sami Ibaliu. Në shtëpinë e tij u gjet dhe një armë gjahu, së bashku me 163 fishekë. Sami Ibaliu akuzohet për prodhim narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.
ma.me