• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lushnje/ Rama: Mos votoni maskën e faqes së zezë të damkosur nga SHBA! Pas 14 majit i keni duke bërtitur ‘na grabitën zgjedhjet’

by Java News
10/05/2023 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbajtur sot takimin për mbylljen e fushatës në Lushnjë, ku ka kërkuar që qytetarët të votojnë Eriselda Sefën për një mandat tjetër në krye të kësaj bashkie.

Teksa përsëriti sulmet ndaj Berishës dhe Metës dhe kandidatëve të tyre në bashkitë e vendit, Rama tha se në 14 maj qytetarët do të votojnë mes atyre që punojnë dhe atyre që kërkojnë të marrin peng bashkitë për interesa personalë.

“Këtu në Lushnjë si kudo tjetër, puna jonë flet më shumë se çfarë ka folur deri më sot. Ajo që ju prisni është jo tu themi sesa kemi bërë por të bëjmë akoma më shumë në 4 vitet e ardhshme me Eriseldën dhe gjithë popullin e Lushnjës.

Dua të them edhe këtu diçka që e kam përsëritur gjatë gjithë këtyre ditëve. Në 14 maj vërtet do votohet për të zgjedhur njeriun që do jetë në krye të punëve, për tu shërbyer qytetarëve. Do votohet edhe për nderin e dinjitetin e këtij flamuri që e mbajmë në zemër. Në 14 maj, është një zgjedhje jo thjesht midis kandidatëve tanë dhe maskën e faqes së zezë të damkosur nga SHBA.

Ajo që u ofrohet si alternativë është një turp i madh për Shqipërinë që sot gëzon mbështetjen më të madhe se kurrë më parë që ka pasur nga aleatët strategjikë. Jemi në një pozicion ku flamuri ynë kombëtar është më lart se kurrë më parë në arenën ndërkombëtare”-tha Rama.

Më tej kryesocialisti u shpreh i bindur se në 14 maj, fitorja do jetë e PS-së dhe shtoi se disa ditë më vonë kundërshtarët politikë do të nxjerrin alibitë e tyre për humbjen, duke nisur nga akuzat për vjedhje votash deri tek shitblerja e tyre. Ai tha se nëse opozita synon që në të ardhmen të fitojë zgjedhjet, duhet të heqë dorë nga alibitë e krijuara gjithmonë dhe të ofrojë atë që PS ofron për qytetarët.

“Mbajeni mend çfarë po u them, në 16 maj i keni duke bërtitur, na vodhën votat, na grabitën, narko shteti, kriminelët, i blenë. Sepse nuk kanë asnjë shans, strategjia e tyre është të kapen si i mbyturi që kërkon të të mbysë. Askush nga votuesit të mos bëhet fije bari ku ata të mund të kapen.

Nëse duan që një ditë të sfidojnë PS-në duke menduar gjithmonë fajin atyre që nuk e kanë, duke menduar se ne ua fitojmë zgjedhjet pa të drejtë, do vijojnë të humbasin keq dhe më keq. Iu siguroj që në 4 vitet e ardhshme do bëjmë më shumë punë se çfarë kemi bërë në gjithë këto vite të marra së bashku”- u shpreh kreu i PS./m.j

Next Post
I publikuan fotot duke kërcyer në lokal nate, kryeministrja Sanna Marin që trazoi rrjetin divorcohet pas 19 vjetësh martesë

I publikuan fotot duke kërcyer në lokal nate, kryeministrja Sanna Marin që trazoi rrjetin divorcohet pas 19 vjetësh martesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vinin baste sportive në disa ambiente në Lezhë, arrestohet 32-vjeçari, procedohet miku i tij

Vinin baste sportive në disa ambiente në Lezhë, arrestohet 32-vjeçari, procedohet miku i tij

January 25, 2026
“Më qesharaku në botë!”, Vuçiç reagon pas takimit mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe

“Më qesharaku në botë!”, Vuçiç reagon pas takimit mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe

January 25, 2026
Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në rrugën “Egnatia”, tre persona përfundojnë në spitalin e Durrësit

Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në rrugën “Egnatia”, tre persona përfundojnë në spitalin e Durrësit

January 25, 2026
Hoti kërkon karrigen e Abdixhikut: Do garoj për kryetar të LDK-së!

Hoti kërkon karrigen e Abdixhikut: Do garoj për kryetar të LDK-së!

January 25, 2026
Mbahet panairi i Shoqatës Kombëtare të Tregtarëve të Muzikës (NAMM) 2026

Mbahet panairi i Shoqatës Kombëtare të Tregtarëve të Muzikës (NAMM) 2026

January 25, 2026
”Time Magazine”: Deri në 30 mijë të vrarë gjatë trazirave në Iran

”Time Magazine”: Deri në 30 mijë të vrarë gjatë trazirave në Iran

January 25, 2026
Shpëtohen 255 klandestinë në Mesdhe

50 viktima nga një tjetër tragjedi në Mesdhe, vetëm një i mbijetuar

January 25, 2026
“Çfarë po bën, s’të vjen zor?”, gruaja e Petrit Ndout: E vranë duke mbrojtur tre të moshuar!

“Çfarë po bën, s’të vjen zor?”, gruaja e Petrit Ndout: E vranë duke mbrojtur tre të moshuar!

January 25, 2026
Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit për 7 ditë, preket edhe Shqipëria

Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit për 7 ditë, preket edhe Shqipëria

January 25, 2026
Kur maskat e zeza nuk janë superheronj: Trauma e një vajze 2-vjeçare në Minnesota

Kur maskat e zeza nuk janë superheronj: Trauma e një vajze 2-vjeçare në Minnesota

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In