Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”.
Një kamion është përplasur me një ambulancë dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka ndërruar jetë pacienti që po transportohej.
Ndërkohë, të lënduar kanë mbetur drejtuesi i ambulancës, infermierja dhe vajza që po shoqëronte të atin e sëmurë në ambulancë.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor për të zbardhur dinamikën e këtij aksidenti të rëndë.
/a.r