Lushnjë, makina përplas biçikletën, vdes 32-vjeçari
Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lushnjes këtë të enjte, si pasojë e të cilit ka gjetur vdekjen një 32-vjeçar.
Viktima është shtetasi Arbër Meto, i cili po udhëtonte me biçikletë kur është përplasur fort nga një automjet.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën hyrëse të qytetit, në vendin e njohur si tregu ushqimor.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së saj. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e automjetit.









