Lushnje/ Makina del nga rruga, vdes 32 vjeçari
Ka nisur me ngjarje tragjike mëngjesi i sotëm në rrugët e vendit. Një person i moshës 32 vjeç ka mbetur i vdekur në Lushnje në 3.30 të ditës së sotme, kur makina me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga. Policia njofton se aksidenti ka ndodhur në aksin Lushnje-Rrogozhinë.
Viktima është identifikuar si Edvin Boçi, 32 vjeç. Ai ka tentuar të shmangë përplasjen me një qen që i ka prerë rrugën, duke humbur kështu kontrollin e mjetit. Policia deklaroi se Boçi ka vdekur në vend nga plagët që ka marrë në momentin e përplasjes.






![Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike](https://javanews.al/wp-content/uploads/2026/03/Erbil-Irak-120x86.png)


