Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka rinisur sot operacionin në Vlorë, në kuadër të projektit të “Lungomares”. Bëhet e ditur se IKMT-ja ka nisur shembjen e objektit të quajtur “Vefa”, njëkatësh me sipërfaqe 713 metër katror.
Mësohet se gjatë këtij operacioni IKMT-ja do të shembë edhe një objekt tjetër “Albatros” me funksion shërbimi. Në pjesën e parë të këtij operacioni, IKMT ka shembur edhe 3 objekte të tjera 1.2 dhe trekatëshe. Në ditët e para të zbatimit të këtij operacioni, ka patur disa incidente mes qytetarëve dhe punonjësve të IKMT-së.
ma.me