Eurodeputetja Ulrike Lunacek – raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian – i ka dhënë mbështetje iniciativës së presidentes Atifete Jahajaga, për t’i takuar të hënën të gjithë liderët e vendit. Lunacek, përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, ka shkruar se shpreson se të gjithë do t’i përgjigjen kësaj ftese.
“E mbështes iniciativën e Presidentes së Kosovës për t’i ftuar të gjithë liderët partiakë në një tryezë të përbashkët të hënën. Shpresoj që të gjithë do t’i bashkohen”, ka shkruar ajo.