Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën në PE, Ulrike Lunaçek, ka thënë se me rëndësi është që dialogu me Serbinë të vazhdojë edhe pas votimit të sotëm në UNESCO. Këto komente, Lunacek i bëri gjatë një ligjërate që është duke e mbajtur në Fakultetin Filozofik në amfiteatrin e Shkencave Politike të UP-së.
“Kur jemi te dialogu me Serbinë, nuk e di se në çfarë drejtimi do të shkojë dialogu pas votimit në UNESCO, por do të kthehem në Bruksel të flas me Mogerinin që të shohim se si të bëjmë Serbinë të pranojë e jo të ndalojë procese që janë në interes edhe të serbëve të Kosovës. Por me rëndësi është që përpjekjet të vazhdojnë”, tha Lunacek, sipas së cilës Kosova e ka vendin në UNESCO, raporton Koha.net.