Elisa Spiropali, drejtuesja politike e PS për qarkun e Tiranës është ndalur në investimet në Kamëz në objekte arsimore duke i kthyer dhe një përgjigje Partisë Demokratike për zonën që është quajtur gjithmonë bastioni i të djathtës. Sipas Spiropalit “ata që nuk besuan dhe veç baltës nuk vendosën asnjë tull. Lulzim harroje Kamzën”, shkruan ajo.
POSTIMI I PLOTE
📍Kamëz | Puna me ritme të shtuara për ngritjen nga themelet të kopshteve dhe shkollave që tërmeti i 26 nëntorit nuk i kurseu, janë detyrimi që kemi ndaj fëmijëve, nxënësve e prindërve.
Përgjigje sakaq edhe për ata që #nukbesuan dhe veç baltës nuk vendosën asnjë tull. 👎🏻 Lulzim, harroje Kamzën!✌
🌹#Programi i Rindërtimit do të konkretizohet me ndërtimin e 22 objekteve arsimore në Kamëz. Siguria dhe kushtet bashkëkohore janë standardi i punës tonë.
#Bashkë #PërShqipërinëqëDuam
#PsQarkuTiranë 💜
/e.rr