• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim Basha, “skenari maqedonas” dhe pse nuk vlen krahasimi me aksionin e Zaevit

by Java News
18/02/2017 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Tashmë janë bërë të qarta kërkesat e Partisë Demokratike gjatë protestës së sotme që pritet të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit të ardhshëm. Lulzim Basha do të përpiqet të indiktojë një lëvizje që do të sjellë në formimin e një qeverie tjetër deri në zgjedhjet e 18 qershorit.

Motamo është ajo për tën cilën u përpoq edhe Edi Rama përpara zgjedhjeve të 2013 por nuk e realizoi pasi Berisha “bleu” Kastriot Islamin, Asllan Dogjanin dhe Gjovalin Kadelin nga PS-ja. Dy janë kërkesat që do të dalin në protestën e sotme të PD-së: ose votim elektronik ose qeveri teknike.

Votimi elektronik nuk realizohet dot pasi e bëri të ditur qartë OSBE-ODIHR-i që është e pamundur; ndaj ngel kërkesa e dytë që është largimi i Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie teknike deri në zgjehdje.

Aldo Bumçi e cilësoi këtë përpjekje të PD-së si një “skenar maqedonas”, pra siç bëri Zoran Zaev dhe u arrit në Marrëveshjen e Përzhinos.

Por këtu ka një ndryshim në fakt, pasi si në kushte ashtu edhe në përfundime skenari maqedonas i Bashës nuk përputhet me atë të Zoran Zaevit, shkruan Tesheshi.com.

Le ta marrim me radhë:

Zoran Zaev nisi protestat e tij me çadra përpara parlamentit pasi Nikolla Gruevski fitoi zgjedhjet në mandatin e tretë me një manipulim që u njoh si i tillë nga komuniteti ndërkombëtar; e nga ana tjetër publikoi të ashtuquajturat “bomba”, biseda të përgjuara telefonike të qeveritarëve që tregonin abuzim me pushtetin, posaçërisht vjedhjen e qartë të zgjedhjeve.

E dyta, aksioni i Zaevit ka hasur në një mbështetje të madhe ndërkombëtare, posaçërisht nga SHBA dhe BE, deri në atë pikë sa Nikolla Gruevski akuzoi Uashingtonin dhe Brukselin për komplot.

Ndërkaq, Marrëveshja e Përzhinos çoi në krijimin e një Prokurorie Speciale që do të hetonte abuzimet me pushtetin, një prokurori që nuk do të ishte e lidhur me qeverinë si gjyqësori.

Mirëpo në rastin tonë jemi në kushte të kundërta.

Kjo pasi PD është kundër Prokurorisë Speciale apo ndryshe reformës për Drejtësi të cilën e mbështesin jo vetëm ndërkombëtarët por e ka votuar vetë PD.

PD jo vetëm nuk ka marrë mbështetjen ndërkombëtare për aksionin e saj por ka nisur një sulm frontal ndaj ambasadorit të SHBA-së në Tiranë Donald Lu dhe ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin.

Pra motivet kushtet por edhe ngjashmëria me Maqedoninë nuk përkon.

E vetmja gjë që përputhet është se si Lulzim Basha ashtu dhe Zoran Zaev kanë ambicie të bëhen kryeministra, një e drejtë e tyre normale.

Pastaj Maqedonia me Shqipërinë ka edhe problem të tjera që i ndajnë, pasi këtu nuk bëhet fjalë për një popullsi tjetër etnike që ndikon thellbësisht në zhvillimet politike dhe në zgjedhje.

Dhe kjo duhet përmendur me të madhe. Pa shqiptarët, të cilëve u kishte ardhur në majë të hundës me Gruevskin, pasi i kishte vrarë e burgosur sistematikisht, nuk do të krijoheshin kushtet për Marrëveshjen e negocuar të Përzhinos dhe qeveri teknike.

ma.me

Next Post
FOTOT/ Skenari i PD, bazë materiale për ngujim para Kryeministrisë?

FOTOT/ Skenari i PD, bazë materiale për ngujim para Kryeministrisë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Si strategu i Hasit apo doktori i pesës”/ Evi Kokalari tallet me Berishën: Kështu është kur dëgjon injorantët që e rrethojnë

“Shfrytëzuan prezencën time”, Evi Kokalari zbulon bisedën me Berishën dhe djalin e tij: I kërkova që të…

March 28, 2026
Buxheti i mbrojtjes së NATO-s rritet me 20%, Mark Rutte: Kthesë historike për Aleancën

Buxheti i mbrojtjes së NATO-s rritet me 20%, Mark Rutte: Kthesë historike për Aleancën

March 28, 2026
Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, tre pjesëtarë të një familje përfundojnë në spital

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, tre pjesëtarë të një familje përfundojnë në spital

March 28, 2026
Ora e Tokës 2026/ Bota fik dritat për planetin, ministri Jaupaj: Angazhim i përbashkët për të ardhmen

Ora e Tokës 2026/ Bota fik dritat për planetin, ministri Jaupaj: Angazhim i përbashkët për të ardhmen

March 28, 2026
“Po rrezikon paqen në Ballkan”, ligjvënësit amerikanë kërkojnë rikthimin e sanksioneve ndaj Milorad Dodik

“Po rrezikon paqen në Ballkan”, ligjvënësit amerikanë kërkojnë rikthimin e sanksioneve ndaj Milorad Dodik

March 28, 2026
Rritja e çmimit të naftës, Rama: Ka ndikuar lufta! Po përgatitemi që të fusim risi me kapacitete teknologjike në treg

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Ka ndikuar lufta! Po përgatitemi që të fusim risi me kapacitete teknologjike në treg

March 28, 2026
Shqipëria më inteligjentja e Ballkanit, e para në renditje! Zë vendin e 22-të në rang global

Shqipëria më inteligjentja e Ballkanit, e para në renditje! Zë vendin e 22-të në rang global

March 28, 2026
Rama ultimatum kryebashkiakëve: Nëse doni të rikandidoni, sillni në tryezë 10 kontrata për Paketën e Maleve

Rama ultimatum kryebashkiakëve: Nëse doni të rikandidoni, sillni në tryezë 10 kontrata për Paketën e Maleve

March 28, 2026
Shpërthejnë debatet për ekspozitën, pasaktësi të mëdha për masakrat në Kosovë

Shpërthejnë debatet për ekspozitën, pasaktësi të mëdha për masakrat në Kosovë

March 28, 2026
Trafikonin emigrantë me kamionë drejt Anglisë për 11 mijë paund, dënohen tre shqiptarët (EMRAT)

Trafikonin emigrantë me kamionë drejt Anglisë për 11 mijë paund, dënohen tre shqiptarët (EMRAT)

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In