• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim Basha siluron LSI: Do largojmë ‘baftjarët’

by Java News
03/06/2017 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe nga Kavaja, kryetari demokrat, Lulzim Basha, ka pasur probleme me zërin.
Pas ngjirjes një javë më parë në çeljen e fushatës së PD në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një njëjtin fat Basha ka pasur edhe në Kavajë, ku në fund të fjalimit ka pasur probleme të theksuara me zërin.

Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë dhe kandidatin e opozitës për kryetar bashkie të Kavajës, Isa Sakja, Basha hodhi sërish akuza në drejtim të dy forcave politike në koalicionin qeverisës, PS dhe LSI.

Basha tha se “dy partitë e maxhorancës janë përfshirë nga sherri se kush do marrë tepsinë dhe drejtojë timonin“.

Kreu i PD tha gjithashtu se 25 qershori do shënojë fundin e Republikës së Vjetër si dhe largimin e “baftjarëve” të politikës, duke shigjetur me këtë të fundit LSI-në dhe ish-kryetarin e saj, Meta.

“Përballë kemi koalicionin që zihen për tepsinë, për timonin. Sot po ju them se ora e pazareve ikën bashkë me Republikën e Vjetër në 25 qershor.

Baftajarët e çdo ngjyre e dinë se këto janë orët e fundit të Republikës së Vjetër. Mos çoni asnjë votë kot.

Në 25 Qershor merrni fatin tuaj dhe të familjeve tuaja në dorë. Unë do ju përgjigjem me punë, me përkushtim.

Do vij sërish në këtë shesh të mbaj llogari e t’ju shoh në sy”, u shpreh Basha, i cili as nga Kavaja nuk shmangu dot ngjirjen e zërit.

Basha në Rrogozhinë: Ulim taksat, rrisim pagat e pensionet
Pasditen e kësaj të shtune, Basha u ndal në një takim me mbështetësit demokratë në qytetin e Rrogozhiniës.

Kreu i PD premtoi rritjen e investimeve në bujqësi, uljen e taksave si dhe rritjen e pagave e pensioneve.

“Të rinjve të Rrogozhinës u them të mos e braktosin endrren e tyre per arsim te larte sepse 10 mije prej jush do keni mundesi te jeni ne praktika te paguara pune.

Kjo nuk eshte lemoshe por eshte ndihme ekonomike. Mbeshtetje totale per te gjithe investitoret qe hapin vende pune.

Taksidarët do prangosen e do çohen prapa hekurave. Republika e re do të thotë një e nesërme e sigurtë për fëmijët.

Drekë falas për fëmijët dhe angazhime edukative deri në orën 16:00 në shkolla.

Këto lekë që do mundësojnë këtë sot i përpin oligarkia. Fëmijët e shqiptarëve nuk do enden më rrugëve sepse ata do jenë gjenerata e parë e qytetarëve europianë.

Do kenë të njëjtat mundësi si në vendin ku unë kam studiuar. Pension minimal 25 mijë lekë të reja. Republika e Re është ndryshim sistemi. Pushteti në duart tuaja.

82% e ekipit tim nuk ka qenë kurrë deputet më përpara”, u shpreh Basha.

Next Post

Ministrja e LSI, Gjosha: Të shkarkuarit po paguajnë haraçin e marrëveshjes politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In