• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim Basha, Robin Hood-i i shekullit XXI

by Alfred Peza
07/02/2019 22:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Eshtë interesante që të ndjekësh tashmë edhe pa ndonjë vëmendje të posaçme, diskurin politik të liderëve tanë jo vetëm përpara protestës së opozitës më 16 shkurt, por edhe më pas deri në zgjedhjet e përgjithshme lokale të 30 qershorit. Përpara momenteve të rëndësishme politike dhe gjatë fushatave elektorale, komunikimi publik i liderëve politik, është një minierë e paçmuar për të gjitha ata që janë të interesuar për studime, vëzhgime dhe analiza në këtë fushë.

E bukura është se nuk duhet që të kesh ndonjë njohuri të thelluar në shkencat politike, për të kuptuar që në ajër, se cili prej tyre po artikulon teza që realisht i beson edhe vetë, si pjesë natyrale e formimit të tij, programit të partisë dhe kahut politik që përfaqëson. E nga ana tjetër, se cili prej tyre, po tenton që të huazojë e të artikulojë, tema dhe teza që skanë asnjë lidhje me të gjitha këto. Por që i hedh ato në treg, duke besuar se u pëlqejnë njerëzve, në përpjekjet për të notuar në ujëra elektorale që besojnë se do u sjellin nesër, “ca vota më shumë”.

E tillë mund të konsiderohet edhe teza më e fundit e artikuluar nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi të tij të fundit me qytetarët e Tiranës, pjesë kjo e turit  për të ftuar sa më shumë njerëz në protestën e radhës të opozitës. Shefi i së djathtës shqiptare shpalosi për herë të parë atë që ai e quajti “oferta jonë”. Sipas tij Bashës “Qeveria ka marrë paratë për oligarkët. Ndërsa ne, do ia marrim oligarkëve dhe do ia kthejmë ekonomisë dhe njerëzve.”

Ironia e kësaj oferte nga lideri kryesor i të djathtës së Shqipërisë, qëndron tek fakti, se ajo është një tezë jo vetëm populiste, por edhe thellësisht e majtë. Pavarësisht se kuptimi rreth “të majtës” dhe “të djathtës” kanë evoluar që nga koha e Revolucionit Francez kur ato lindën si të tilla (1789- 1799) e deri më sot, ato përsëri ekzistojnë ende dhe mbeten dy koncepte politike thellësisht të ndryshme.

Partitë e majta kanë përgjithësisht mbështetje më të fortë nga punëmarrësit dhe nga shtresat e mesme të shoqërisë, ndërsa e djathta kryesisht nga “oligarkët”, kapitalistët dhe punëdhënësit në përgjithësi. Nga ana tjetër, filozofët e shohin të “majtën” si të lidhur më shumë me vlerat liberale, rolin e shoqërisë që bazohet tek shteti i mirëqënies, ndërkohë që “e djathta” i mëshon nga pikëpamja social- ekonomike vlerave të tregut të lirë dhe politikës së taksave të ulëta. E majta është për taksën progresive, e djathta për taksën e sheshtë, etj.

Përtej të gjitha të tjerave në praktikën e Lulzim Bashës si formim, arsimim, si individ dhe si pjesë e një kategorie sociale të caktuar, nga ana teorike e gjitha çfarë ai e paraqet si ofertën e tij si udhëheqësi i së djathtës shqiptare, për qytetarët shqiptarë në rastin më të mirë është një utopi futuriste, ndërsa në rastin më të keq, një gënjeshtër e pastër politike.

Ti thuash vetes se je i djathtë, duke qenë mbi të gjitha edhe kryetari i partisë së parë antikomuniste, përfaqësuese kryesore politike e së djathtës tradicionale e asaj të re në Shqipëri dhe tu thuash qytetarëve se “do ia marim paratë oligarkëve” dhe do tua kthejmë ju”, është thjeshtë një mashtrim publik. Një mashtrim që nuk ka asnjë mundësi teorike që të zbatohet nga një parti e cila është përfaqësuese e “oligarkëve”, duke qenë njëkohësisht, edhe një nonsens politik dhe filozofik.

Lulzim Basha ka vetëm një mundësi që të vazhdojë për ta artikuluar sërisht këtë ofertë. Duke ua treguar njerëzve atë, thjeshtë dhe vetëm si një përrallë të bukur dimri. Duke e veshur madje veten, edhe me mantelin e Robin Hood-it nëse dëshiron. Me kostumin e një personazhi të njohur për filmin me të njëjtin titull të shfaqur dikur me shumë bujë në Shqipëri. I cili përfaqësonte heroin e folklorit anglez, që shquhej për përdorimin e shpatave dhe harqeve, e sëbashku me grupin e “Merry Men”-ëve të tij, ua vidhte pasurinë të pasurve dhe ua shpërndante ato më pas, të varfërve.

I vetmi problem në këtë rast, është se kemi të bëjmë me një përrallë të këtu e 700- 800 viteve të shkuara. Ndërkohë që sot, pakkush mund ta besojë në këtë vend, se Lulzim Basha mund të jetë një “Robin Hood” i shekullit XXI për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Next Post
Arrestohet një gjeneral për torturat në kohën e Pinoçetit

Arrestohet një gjeneral për torturat në kohën e Pinoçetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëshqitjet e dherave godasin infrastrukturën, rrugë të bllokuara dhe izolim banesash në qarkun e Gjirokastrës

Rrëshqitjet e dherave godasin infrastrukturën, rrugë të bllokuara dhe izolim banesash në qarkun e Gjirokastrës

January 12, 2026
“Tregoni kujdes”, MEPJ paralajmëron qytetarët shqiptarë në Iran

“Tregoni kujdes”, MEPJ paralajmëron qytetarët shqiptarë në Iran

January 12, 2026
Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In