• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim Basha ripërsëriti atë që PD ka bërë më mirë ndër vite që nga 1996

by Carlo Bollino
14/06/2021 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Ka diçka groteske dhe paradoksale në zgjedhjet që u zhvilluan për emërimin e kryetarit “të ri” të Partisë Demokratike. Tre kandidatët në garë, që njohin si legjitime votën e 25 prillit, tani akuzojnë për manipulime të bujshme Lulzim Bashën, i cili deri tani ka përkufizuar 25 prillin si një masakër zgjedhore.  Në realitet, nuk është hera e parë që Lulzim Basha vjedh zgjedhje. E bëri personalisht në 2011, për t’u zgjedhur kryebashkiak i Tiranës, dhe me të ngjarë e ka ribërë kur në 2013 u zgjodh pasues i Sali Berishës, dhe e ka bërë me siguri në 2017, për t’u rikonfirmuar lider i opozitës së mundur. Skenari u përsërit dhe dje, në këto zgjedhje farsë që kujtojnë në formën e abuzimeve një tjetër etapë historike të Partisë Demokratike: masakrën zgjedhore (ajo po e çertifikuar) në maj 1996.

Denoncimi i bërë nga Agron Shehaj, një nga kandidatët në garë që akuzon Bashën për manipulime, duket fotokopja e denoncimeve që në maj të 1996 e çuan Partinë Socialiste që të tërhiqej nga zgjedhjet ndërsa procesi ishte ende në zhvillim e sipër:

“Në një pjesë të madhe të vendeve të votimit vëzhguesit e mi po përjashtohen, po ndalohen apo po pengohen që të monitorojnë procesin. Në degët 5, 10 dhe 15 në Tiranë procesi i votimit po komprometohet rëndë, sepse po zhvillohet pa praninë e vëzhguesve tanë dhe po administrohet nga përfaqësuesit e një kandidati. Gjithashtu, në degët e mëposhtme, vëzhguesit e mi të pranishëm po mbahen larg dhe nuk po iu lejohet që të verifikojnë nëse ata që po votojnë kanë të drejtë të votojnë apo jo. Pra nëse janë në lista apo kanë kartë anëtarësie. Kjo gjë po ndodh aktualisht në degët 2, 7, 12, 16 të Tiranës, në Delvinë, Patos, Devoll, Shkodër, Librazhd, Dibër, Berat. Madje në Devoll dhe Dibër po i lejojnë të votojnë masivisht pa asnjë kontroll. Vëzhguesit tanë nga terreni kanë evidentuar se janë mijëra anëtarë të Partisë Demokratike të cilët janë përjashtuar nga lista e përgatitur nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve i PD-së. Na njoftuan që në Durrës kanë shtuar një listë të re votuesish përveç listës që është dërguar nga selia qendrore në Tiranë”, denoncoi Shehaj.

Kësaj i shtohet fakti se komisioni zgjedhor ishte i përbërë vetëm nga një anëtar, Jemin Gjana, bashkëpunëtor besnik i Lulzim Bashës. Lista e anëtarsisë, pra zgjedhësve, janë të rishikuara, duke ulur nga 106.000 që ishin, në 75,000. Shumë anëtarë te tjera (pra zgjedhës) janë shtuar pa ndonjë kriter të njohur, ndërkohë që serverat me gjithë emrat i ruan ish deputeti i PD-së Hendri Hasa, njeriu i superbesuar i Lulzim Bashës, “ndershmëria” e të cilit kujtohet që nga koha që drejtonte tenderat milionerë të AKSHIT-t.

Mes të përjashtuarve nga lista e votuesve të PD-së, janë shumë anëtarë që përmes Facebook-ut kishin shprehur mbështetjen e tyre ndaj një prej tre kundërshtarëve të Bashës. Nje nga të përjashtuarve, për shembull, është edhe themeluesi i PD-së në Sarandë, i cili pastaj ka arritur të votojë. Një gafë dopio, që konfirmon  jo vetëm përjashtimet selektive, por edhe mundësinë për të votuar edhe pa qenë më në listën e zgjedhësve.

Gjithë degët e PD-së që nga faqet e Facebook-ut të tyre, janë vënë në dispozicion të fushatës së Lulzim Bashës, ndërkohë, siç ka bërë më parë vetëm Enver Hoxha, në zyrat e PD-së ku votohet, sot janë afishuar pankarde gjigante me foto të Lulit!  Nderkohë në media janë publikuar faktet se votuesit e Bashës, vazhdojnë t’i çojnë fotografitë e bëra me celular, se ia kanë dhënë votën, duke treguar se vota as nuk është fshehur.

Siç ndodhi në 1996 për PD-në, edhe këtë herë, pritet “triumfi” i Lulzim Bashës dhe me të ngjarë, manipulimi do të jetë aq flagrant që në fund do të manipulojnë nga e kundërta, domethënë, do të ulin përqindjen e fitores për të “mos e ekzagjeruar”. E njëjta fjali e përdorur nga Tritan Shehu në 1996 kur i duhej të shpjegonte se përse në disa zona partia, e të cilës ishte kryetar, kishte marrë 106%. Pikërisht për të kalibruar rezultatin sipas nevojave të Bashës dhe duke u përpjekur për ta bërë të besueshëm, Gjana ka kërkuar kohë deri nesër për të deklaruar rezultatin e votës.

Se kush do të fitojë, është e pritshme. Po për çfarë i duhet të drejtojë që nga nesër Lulzim Basha, tashmë një parti thellësisht të ndarë, e sidomos të zbuluar në pikën thelbësore të një force demokratike: aftësia për të zhvilluar zgjedhje trasparente dhe demokratike?

Nëse PD në sekretin e shtëpisë së vet dhe larg nga sy të huaj abuzon me votën e zgjedhësve si po bën në këto orë, si pretendon të jetë e besueshme kur nesër do të rinisë të akuzojë Partinë Socialiste se ka manipuluar zgjedhjet e 25 prillit të bëra nën sytë e të gjitha forcave politike, të çertifikuara nga komisione zgjedhore pluraliste dhe të njohura si legjitime edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë? Në të vërtetë akuzat për masakër zgjedhore të bëra nga Basha ndaj kundërshtarëve, dhe procedurat e votimeve brenda partisë qe po zhvillohen sot, tregojnë se ky lider i ri PD-së ka trashëguar nga kapoja i tij i vjetër Sali Berisha edhe sëmundjen e tij më kronike: akuzën e të tjerëve, për krime që i ka bërë vetë.

Next Post
Kroacia kërkon punëtorë sezonalë

Kroacia kërkon punëtorë sezonalë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
Arratisja e Altin Ndocit nga spitali/ Eksperti i sigurisë: Efektivi i Policisë mund të përdorte armën, por…

Arratisja e Altin Ndocit nga spitali/ Eksperti i sigurisë: Efektivi i Policisë mund të përdorte armën, por…

January 13, 2026
“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

2 mijë banesa dhe 12 mijë ha tokë të përmbytura/ BE aktivizon Mekanizmin e Emergjencës në Shqipëri

January 13, 2026
Gazetari zbardh prapaskenat e arratisjes së bujshme në Durrës: Altin Ndoci kishte probleme me …

Gazetari zbardh prapaskenat e arratisjes së bujshme në Durrës: Altin Ndoci kishte probleme me …

January 13, 2026
Bombardime intensive në Ukrainë, SHBA dënon Rusinë: Përshkallëzim i rrezikshëm i luftës

Bombardime intensive në Ukrainë, SHBA dënon Rusinë: Përshkallëzim i rrezikshëm i luftës

January 13, 2026
Zbardhet dinamika e arratisjes së Altin Ndocit/ Goditi në bark dy efektivët, i shtyu dhe u largua me shpejtësi

Del VIDEOJA/ Pamjet e para kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit, polici e ndjek nga pas

January 13, 2026
Aeroporti i Rinasit do presë udhëtimet e para transoqeanike verën e vitit të ardhshëm, Balluku: Mbajtëm premtimin

“Kushte të larta sigurie në Rinas”/ Kreu i Aviacionit Civil: Linjat e reja të fluturimeve që do shtohen

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In