• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Lulzim Basha: Rama bilance fasadë me ekonominë, është i dështuar

by Java News
06/06/2017 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka kutjuar edhe njëherë Ramës sot nga mitingu në qendër të Tiranës, premtimet e pambajtura, sipas tij, për 300 mijë vende pune, taksa të ulëta, shëndetësi falas etj. Basha tha se tendera, koncesione, palma e fasada janë bilanci i Edi Ramës.

 “Edi Rama shpalli kryengritjen kundër Republikës së vjetër dhe ka dalë në fushatë me dy gishta. Por në fakt republika e vjetër po vazhdon edhe disa ditë zakonin e saj. Po mundohet ta kthejë në shfaqje, në cirk këtë fushatë. Kanë 10 ditë që po flasin për kafshë në kopshtin zoologjik, me poture. Thotë pse mi shan poturet, unë s’kam punë me poturet e tua. Dua t’i them çdo shqiptari, mos u merrni me poturet e Ramës, pyeteni ku i ka 300 mijë vendet e punës që premtoi, taksat e ulëta, çmimin e energjisë, shëndetësinë falas, pensionin e 13-të, tarifat e ulëta për studentët, subvencionet për fermerët shqiptarë… Pyeteni për të gjitha këto dhe mos u merrni as me poturet dhe barsoletat por po ta pyesni për këto, jam i sigurt se do bëjë kollotumba në skenë vetëm që të mos përgjigjet. Me çfarë mbylli Edi Rama mandatin me 350 mijë tenderë për miqtë. Me 400 mln euro palma dhe fasada Rilindje urbane. Ky është bilanci i Edi Ramës”, deklaroi Basha.

Lulzim Basha

Ai tha se kryeministri ‘e kishte kohën, pushtetin por vendosi të mos mbajë asnjë premtim sepse Shqipëria për të nuk janë njerëzit, as hallet tuaja të përditshme’. “Shqipëria për të është një skenë e madhe ku ka vënë në shfaqje veten, vetë aktor vetë regjisor. Shqipëria për të janë pikturat dhe qypat me baltë se merret dhe me qypa tani”, tha Basha.

E duke iu kthyer sërish replikave për timonin, Basha tha se Rama ia dogji motorin, ekonominë dhe tani nuk do të bëjë duart pis, por se ai është gati t’i fusë duart tek motori për zhvillimin e ekonomisë.

“Nuk duhet patentë, nuk ka makinë, i ka ngelur timoni. Motorin ia dogji, ekonominë e shkatërroi, llamarina i ra në lumë. Makina s’ka motor por për të s’ka rëndësi fare, ëndrra e tij është të rrijë në timon. Një djali 4-vjeçar edhe i falet, por për një burrë të rritur ky është vanitet, ego e sëmurë. Nuk do të bëjë duart pis, do të merret me fasadat. Kjo merr fund më 25 qershor. Sepse Lulzim Basha do t’i fusë duart tek motori ekonomia, di si ta bëj, dua të bëj, kam përvojën, vullnetin, vendosmërinë dhe do ta bëjmë së bashku ekonominë shqiptare konkurruese, të zhvilluar”, tha Basha.

Ai paralajmëroi gjithashtu anulimin e koncesioneve dhe të ligjit të arsimit të lartë.
“Këto koncesione do anulohen që në ditën e parë, paratë do shkojnë për mjekë, ilaçe, për spitalet. Edhe ligjin për arsimin e parë do ta ndryshojmë që ditën e parë, kemi gati tjetrin”, tha Basha.

ma.me

Next Post
PROTOKOLLI/ Kush janë 7 gratë që mund të vishen me të bardha kur shkojnë në takim me Papën

PROTOKOLLI/ Kush janë 7 gratë që mund të vishen me të bardha kur shkojnë në takim me Papën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

15 vite pas “21 janarit” pritet ende drejtësi/ Balla: Kuvendi të kontrollojë zbatimin e vendimeve të GJNJ

15 vite pas “21 janarit” pritet ende drejtësi/ Balla: Kuvendi të kontrollojë zbatimin e vendimeve të GJNJ

January 17, 2026
Përfshihet nga flakët skrepi në Vlorë teksa po pastronte kanalin, shkak dyshohet mbi-nxehja

Përfshihet nga flakët skrepi në Vlorë teksa po pastronte kanalin, shkak dyshohet mbi-nxehja

January 17, 2026
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

“Kryengritja e zgjatur paqësore” e Berishës, që zgjat më pak se 2 orë…

January 17, 2026
Galaja e Festës së Pranverës, përmisimin i mëtejshëm i teknologjisë dhe artit

Galaja e Festës së Pranverës, përmisimin i mëtejshëm i teknologjisë dhe artit

January 17, 2026
“Dua drejtësi!”, reagon sërish 46-vjeçari nga Fieri: Më dhunuan në shtëpinë time njerëz me uniformën e policisë

“Dua drejtësi!”, reagon sërish 46-vjeçari nga Fieri: Më dhunuan në shtëpinë time njerëz me uniformën e policisë

January 17, 2026
“Jam mbret i tarifave”/ Kërcënon Trump: Mund t’i vendos për vendet që s’bien dakord për Groenlandën

“Jam mbret i tarifave”/ Kërcënon Trump: Mund t’i vendos për vendet që s’bien dakord për Groenlandën

January 17, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Për një parlament të ri!

January 17, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ “U ankua për dhimbjen e veshkave”, zbardhet dosja e Prokurorisë për 8 të pandehurit

Arratisja e Altin Ndocit/ “U ankua për dhimbjen e veshkave”, zbardhet dosja e Prokurorisë për 8 të pandehurit

January 17, 2026
Rikthehet kaosi në aksin rrugën Tiranë-Elbasan, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike automjetesh

Rikthehet kaosi në aksin rrugën Tiranë-Elbasan, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike automjetesh

January 17, 2026
“Më kishte ardhur në majë të hundës”, ekzekutimi i gjyqtarit, flet autori: Ja pse e vrava!

A bashkëpunuan për vrasjen e gjyqtarit Kalaja? Prokuroria kërkon hapjen e telefonave të Elvis e Gjon Shkëmbit

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In