• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 9, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim Basha po paguan faturën e 17 Shkurtit

by Endri Kajsiu
29/07/2020 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endri Kajsiu/

“Kështu nuk vazhdohet më! Kupa është mbushur dhe është derdhur. Thika ka shkuar në palcë”. E thotë Lulzim Basha. Është 17 Shkurti i vitit 2019, dita kur kreu i Partisë Demokratike deklaroi vendimin e tij për të djegur mandatet e deputetëve. Në 21 Shkurt, bashkë me aleatët e tij, Lulzim Basha kapërceu derën e Kuvendit të Shqipërisë për herë të fundit pasi dorëzoi edhe zyrtarisht aty aktet e heqjes dorë vullnetarisht nga mandatet e fituara në Qershorin e vitit 2017.  Ka kaluar 1 vit e gjysmë nga ajo ditë dhe Lulzim Basha vazhdon të paguajë faturën e këtij vendimi.

Protestat e dhunshme me molotov e zjarr nuk arritën të bindin opinionin publik për drejtësinë e kauzës së binomit Parti Demokratike/Lëvizje Socialiste për Integrim.
Kërkesa për zgjedhje të parakohshme avulloi rrugës para kohe. Ndoshta dhe vet Lulzim Basha e kuptoi se një palë zgjedhje të parakohshme mund të ishin në fakt mundësia më e mirë për Edi Ramën që të rikonfirmohej para kohe në detyrë për katër vite të tjera duke e zënë opozitën në befasi. Gjithësesi, Edi Rama ja plotësoi një dëshirë Lulzim Bashës. Falë ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, zgjedhjet e ardhshme i afroi me një muaj. Nuk do bëhen në Qershor 2021 por midis 15 Prillit dhe 15 Majit. Po ta mendosh me pozitivitet, nuk ngjan fitore e vogël për Bashën të afrosh zgjedhjet me 1 muaj pas 1 viti e gjysmë luftë rrugëve.

Zgjedhje lokale të parakohshme? Nuk duken askund në horizont. E gjithësesi, pasi humbi me vullnetin e tij të lirë kontrollin e gjysmës së bashkive në Qershorin 2019, Lulzim Basha e ka një zgjidhje. Së pari, të ngushëllohet me Voltanën dhe së dyti të mund të shpresojë të fitojë zgjedhjet e pjesshme në një nga katër bashkitë që janë sot pa kryetar.  Kërkesa për qeveri tranzitore, kujdestare apo teknike thjesht mbeti në tranzit. PD-LSI nuk e bindën dot as popullin e as ndërkombëtarët se krijimi i një qeverie të tillë përpara zgjedhjeve do të ishte çelësi magjik që do hapte dyert e demokracisë dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Kërkesat për dorëheqjen e Edi Ramës dhe zgjedhjet pa Edi Ramën Kryeministër mbeten në sirtarin e ëndrrave të Lulzim Bashës. Meqenëse Rama nuk pranoi të dorëhiqet, Basha vendosi të dorëhiqet vet nga takimet ballë për ballë me Ramën. Në zgjedhjet e pranverës së vitit të ardhshëm është pak por e sigurtë se do të shkohet me Edi Ramën Kryeministër. A ka një zgjidhje për Lulzim Bashën? Patjetër. Mjafton që ai refuzon të takohet me Ramën dhe kjo e bën të mëndojë se ai nuk është më Kryeministër. Kjo nuk është pak, e parë në këndvështrimin psikologjik.

Fisheku i fundit i Lulzim Bashës, që e bën të mendojë se do të godasë në shenjë tashmë është koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Po përpiqet ti mbushë mendjen opinionit publik por dhe ndërkombëtarëve se mjafton kjo dyshe të mos ndahet pa fitorja e zgjedhjeve është thjesht një procedurë rutinore. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi sëbashku prej 1 viti e gjysmë nuk e bindën dot popullin tu bashkohej në sheshe. Nuk e bindën dot ti mbështeste për zgjedhje të parakohshme. Nuk e bindën dot ti mbështeste për qeveri tranzitore, kujdestare a teknike. Nuk e bindën dot ti mbështeste për dorëheqjen e Edi Ramës dhe zgjedhje pa Ramën Kryeministër. Nuk e bindën dot tu vinte flakën qendrave të votimit në zgjedhje lokale. Çfarë potenciali i fshehur ekzistoka që po i njëjti binom do shkëlqejë tashmë pas 9 muajsh e do bëjë surprizat që si bëri dot në 1 vit e gjysmë?!

Le të rikthehemi tek deklarata e ngjizjes së gabimit të Lulzim Bashës, faturën e të cilit po vazhdon ta paguajë edhe sot. Tha se “kështu nuk vazhdohet më” ndërsa pas 17 muajsh jo vetëm qeverisja ka vazhduar por janë dhe 9 muaj tjerë përpara. Kupa nuk qenka mbushur e as derdhur. Nuk merret vesh ku është thika dhe palca e Lulzim Bashës. Ajo çka është e sigurtë është se për 1 vit e gjysmë thika nuk po e sheh palcën. Me këtë performancë të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, mos u çudisni që pranverën e 2021 të konfirmohet se thika nuk ka ndërmend ta shohë palcën edhe për 4 vite të tjera.

Next Post
Listat dhe koalicionet/ Ambasada SHBA i hap rrugë marrëveshjes së 30 korrikut!

Listat dhe koalicionet/ Ambasada SHBA i hap rrugë marrëveshjes së 30 korrikut!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 10 Dhjetor 2025

December 9, 2025
“Shkojnë në shkollë me thika, jo me libra”| Familjarët e 15-vjeçarit të vrarë në Durrës kërkojnë drejtësi

“Shkojnë në shkollë me thika, jo me libra”| Familjarët e 15-vjeçarit të vrarë në Durrës kërkojnë drejtësi

December 9, 2025
Kush është Joni Keta, drejtuesi i ri i “FBI-së shqiptare”

Kush është Joni Keta, drejtuesi i ri i “FBI-së shqiptare”

December 9, 2025
PD tërhoqi firmat për kandidatët për AP, Ndoja sulmon grupin e tij: S’është burrërore që…

PD tërhoqi firmat për kandidatët për AP, Ndoja sulmon grupin e tij: S’është burrërore që…

December 9, 2025
“Demos”, kreu shqiptar i Mafias Greke! Arrestohen katër shqiptarë, ishin vrasës me pagesë

“Demos”, kreu shqiptar i Mafias Greke! Arrestohen katër shqiptarë, ishin vrasës me pagesë

December 9, 2025
Kush janë qytetet më të ndotura në Shqipëri?! Listës i bashkohet edhe Shkodra, Korça…

Kush janë qytetet më të ndotura në Shqipëri?! Listës i bashkohet edhe Shkodra, Korça…

December 9, 2025
“Kujtime nga Akademia”: Sulaj tregon historinë e zborit ushtarak me Edi Ramën në 1983

“Kujtime nga Akademia”: Sulaj tregon historinë e zborit ushtarak me Edi Ramën në 1983

December 9, 2025
“Lëvizja e Salianjit, e lavdërueshme”, Gogu: Për Ballukun do zbatojmë vendimin e ‘Kushtetueses’

“Lëvizja e Salianjit, e lavdërueshme”, Gogu: Për Ballukun do zbatojmë vendimin e ‘Kushtetueses’

December 9, 2025
“21 Janari”, Bamir Topi del nga SPAK: Kam folur pa fund, por tani çështja është në hetim

“21 Janari”, Bamir Topi del nga SPAK: Kam folur pa fund, por tani çështja është në hetim

December 9, 2025
Me 11 vota pro, KLP zgjedh Joni Ketën për kreun e BKH. Të pranishëm edhe përfaqësuesit e SHBA dhe BE

Me 11 vota pro, KLP zgjedh Joni Ketën për kreun e BKH. Të pranishëm edhe përfaqësuesit e SHBA dhe BE

December 9, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In