• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim Basha po kërkon “garanci” politike

by Artur Ajazi
03/06/2020 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Luzlim Basha nuk ka hallin as për “listat e mbyllura, dhe as listat e hapura”. Ai kërkon garanci politike, kërkon mbijetesë politike edhe pas 2021, ndryshe karriera e tij merr fund. I ndodhur prej vitit 2013 në Partinë Demokratike të Doktorit, ai është ndjerë “komod” deri ditën që kishte qeverisjen, dhe më pas ka vendosur kumbari tij, për vazhdimësinë apo largimin nga politika. Lulzim Basha dihet botërisht se nuk vendos dhe “vulos” pa ujdinë dhe bekimin e Doktorit në parti.

Edhe listat e “hapura apo të mbyllura”, janë thjesht pretekst, janë thjesht shkak për tu përkëdhelur, detyruar ambasadorët të japin ultimatume, dhe një shteg i sigurtë që Lulzimi të plotësojë kushtin e vetëm, mbijetesën në politikë. Si të hapura, si të mbullura , një gjë është e sigurtë për Partinë Demokratike të Lulzimit dhe Doktorit, humbja e parathënë edhe në zgjedhjet e vitit 2021. Garancia politike, garancia për vazhdimësinë si kryetar de facto i PD, garancia e paprekshmërisë pasurore dhe ligjore, janë disa prej kërkesave për të vazhduar bisedimet për ndryshimet në (gjoja) Reformën Zgjedhore. Një takim me Edi Ramën, do të ishte një rilindje e dytë dhe fat i madh, por i gjendur përballë presionit të “aleatëve” të tij, duket se Lulzim Basha ka vendosur të mendohet 100 herë, përpara se të vendosë. Edi Rama, edhe dje i ka bërë ftesë serioze Lulzimit, për tu takuar, diskutuar dhe vendosur për zgjedhoren dhe zgjedhjet e ardhshme.

Por sërish Lulzimi, mëndjen e ka tek garancia politike, dhe jo tek deklaratat e Dashit apo Fatmirit. Humbja është e sigurtë, pasi edhe situata në të cilën gjendet sot partia e tij, apo dhe pafuqia e Doktorit, për të “ngritur” në këmbë mbështetësit si dikur, ka bërë të vetën. Opozitë më destruktive, më të paaftë, më cfilitëse, dhe më qesharake, nuk ka patur ndonjëherë ky vend.

Grupimi që pretendon se “bëjnë opozitarizmin në Shqipëri” është kasta më e konsumuar e këtij vendi, janë njerës pa ekujlibër mendor dhe politik, janë pasanikët e akuzuar dhe denoncuar nga shumica e shqiptarëve, që po përpiqen të mbajnë vethen e tyre në postet e pamerituara dhe shqiptarët peng të veseve të tyre. Grupimi i atyre që pretendojnë se “janë opozita reale” nuk janë gjë tjetër veçse “shqeskat” e panevojshme të një shoqërie të kalbëzuar. Duke luajtur me milionat e zhvatura sa kishin pushtetin, duke mbajtur peng zgjedhjet çdo 4 vjet, duke u ankuar se “na

vodhën votat, na fallcifikuan fitoren”, ata deri sot kanë arritur të vegjetojnë në skenën politike shqiptare. Zgjedhjet e ardhshme të 2021, do të jenë skena e fundit e përballjes mes baltovinës dhe progresistëve, për të përmbysur përgjithmonë të vjetrën dhe vampirët e jetës së begatë të shqiptarëve.

Zgjedhjet e ardhshme, do të largojnë nga ekranet dhe skena e politikës, korrierët e zhgarravitur mes partive dhe ambasadave, që deri sot kanë mundur të jetojnë me “supën” e Partisë së Doktorit dhe lëmoshën e Lulzimit. Ata që deri sot e quanin vehten “faktor” apo “të pazëvëndësueshëm”, shumë shpejt do të marrin ç’ka u takon, nga zgjedhorja, vota e shqiptarëve dhe drejtësia e re. Në demokraci, të negociosh, të tolerosh, të bashkëpunosh, e biesh në ujdi, nuk do të thotë të japësh dhe marrësh “garanci” të përjetshme për të mbijetuar në politikë, edhe kur “kandilit” tënd i ka mbaruar vaji.

Next Post
Përdhunimi i 15-vjeçares në Tiranë, pezullohet drejtori i shkollës ku punonte roja “monstër”

Përdhunimi i 15-vjeçares në Tiranë, pezullohet drejtori i shkollës ku punonte roja "monstër"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

March 20, 2026
Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, Klosi mban fjalën hapëse! (AXHENDA)

Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, Klosi mban fjalën hapëse! (AXHENDA)

March 20, 2026
“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

March 20, 2026
Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

March 20, 2026
Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

March 20, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Parashikimi i motit për fundjavën, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 20, 2026
SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

March 20, 2026
Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

March 20, 2026
I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In