• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim Basha, ky njeri i ‘besës’!

by Pajtim Bello
21/07/2021 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pajtim Bello

Vjen një moment kur njerëzit shfaqen lakuriq. Ata pësojnë metamorfozën e të shfaqurit. Lakuriqësia nuk mban dot mbi vehte qoftë edhe një cergë merimange. Kështu davarisin çdo tis mjegulle, duke i dhënë fund misterit rreth tyre. Kjo metamorfozë i ndodhi edhe z.Basha, kryetar i Partisë Demokratike.

Do të duhej Kuvendi kombëtar i PD që askush të mos ketë asnjë mëdyshje mbi atë çfarë dhe kë përfaqëson Z.Lulzim, e parë kjo në prizmin e përfaqësimit dhe orientimit politik. Jo pak njerëz mendonin se z.Lulzim ishte një misionar i shpresës në PD.

Shpesh e identifikonin me njeriun i cili do të shpëtonte PD nga kthetrat e skifterëve me orientim antidemokratik dhe antiperëndimor. Për ata, Ai si një Yll në ngjitje, do të reformonte PD dhe do të kthente kursin e sajë në udhën e zotit; mision ky sa historik por edhe shumë i vështirë. Kështu e mëshironin dhe e justifikonin për barrën e rëndë që kishte marrë mbi shpatulla.

Nga shkallët e vështirësisë së këtij misioni i është justifikuar eklektizmi i shfaqur në qëndrimet e tij dhe jo pak njerëz nuk donin t’i humbitnin shpresat se Ai do ta përmbushte misionin historik. Mjerisht kjo nuk ndodhi, e kundërta po. Kuvendi Kombëtar i PD, mbajtur në 17 Korrik 2021, provoi se shpresa dhe besimi ndaj Z.Basha ishin një ëndërr që përfundimisht u tret.

Rendi i ditës së këtij kuvendi:”Informimi i Kuvendit kombëtar mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 Prillit 2021 dhe përcaktimi i linjave kryesore të strategjisë politike të Partisë Demokratike në rolin dhe përgjegjësinë e saj në mbrojtjen e demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe rikthimit të legjitimitetit të institucioneve demokratike.”, paralajmëroi gjithçka ndodhi e do të ndodhë.

Informimi i Kuvendit ishte një larje goje sepse mbas 25 Prillit 2021 nuk ka mbetur shqiptar e i huaj pa e dëgjuar refrenin e këngës së lidershipit të PD: ”Na vodhën e na masakruan, o hee!”. Meraku i lidershipit të PD ishte “..përcaktimi i linjave kryesore te strategjisë politike..”, kupto miratimin e kësaj strategjie.

Lidreshipit të PD i duhet Vendimi i Kuvendit që ta tundij para opinionit brenda dhe jashtë vendit, sidomos para partnerëve strategjikë të Shqipërisë, sa herë që prej tij do të ndërmerren pogromet në sallën e Parlamentit Shqiptar dhe në sheshe e në rrugë.

Po ku e gjen statusin kuvendi i një partie politike parlamentare që të shpallë legjitimitetin e institucioneve demokratike?! Një sjellje e dhe një vendim i tillë është në zakonin e organizatave terroriste, qofshin këto politike, nacionaliste apo fetare.

Këto lloj organizatash shpallin cilësime apo vendime të tilla dhe përligjin platforma anarshiste e terroriste nën okelion e një misioni historik, sipas tyre. Pagëzori dhe mbështësit besnikë të tij i kanë kërkuar Lulzim Bashës të miratojë në Kuvendin e PD këtë vendim, njëkohësisht edhe platformë për veprim.

Dhe Lulzim Basha, si një prej tyre, e përmbushi me besnikëri detyrën. Por Kuvendi nuk mund të ndalej vetëm këtu. Ky kuvend duhej të dëshmonte edhe mbështetjen ndaj Z.Sali Berisha në betejën me SHBA. Kuptohen një mbështetje jo me deklarata apo fjalime por me thirrje, me britma të llojit:”Allahu është një!…”.

E qartë: “Saliun e shpallën udhëheqësin shpirtëror të tyre, i dhanë statusin e paprekshmërisë!”. Kështu misioni i kuvendit u përmbush më së miri. Miratoi platformën për veprim të krahut të fortë brenda PD dhe iu vuri kufirin tek thana SHBA. Gjithëçka tjetër ishte farsë për të fshehur qëllimin kryesor.

E pra ja kush është Lulzim Basha, shpresa e humbur e atyre që inspironin për një reformim të PD. As më shumë e as më pak një prej qëndrestarëve të betuar se nuk do zbythen nga godina e PD.

Kështu do të jetë deri sa të ndodhë zgjimi i demokratëve të vërtetë në origjinë dhe në shpirt. Atëherë do të dorëzohet edhe Lulzim Basha, njeriu i “besës” dhe ushtar i kanunit!… Kur?! Të presim dhe të shpresojmë!

Next Post
Franca kërkon pasaportën e COVID për qasje në vende publike/ Qytetarët të irrituar me Macron e krahasojnë me Hitlerin

Franca kërkon pasaportën e COVID për qasje në vende publike/ Qytetarët të irrituar me Macron e krahasojnë me Hitlerin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO-Prefektja e Shkodrës ngatërrohet me urimin për Krishtlindjen, gazetarët i kujtojnë që është LIVE: Dhe njëherë prej fillimi ju lutem

VIDEO-Prefektja e Shkodrës ngatërrohet me urimin për Krishtlindjen, gazetarët i kujtojnë që është LIVE: Dhe njëherë prej fillimi ju lutem

December 25, 2025
Futbollisti 15 vjeçar po luante me shokët, ndërron jetën pas arrestit kardiak

Futbollisti 15 vjeçar po luante me shokët, ndërron jetën pas arrestit kardiak

December 25, 2025
Dyshime për para droge, SPAK heton pasuritë e 89 shqiptarëve nga Kosova në Shqipëri

Dyshime për para droge, SPAK heton pasuritë e 89 shqiptarëve nga Kosova në Shqipëri

December 25, 2025
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

“Sa herë vjen Berisha, PD humbet thellë, shajnë Lulin..”/Analisti: Skenari më i keq, Salianji do i bashkohet tradhtarëve

December 25, 2025
Deputeti gjerman pyet qeverinë federale për ndalimin joproporcional të Veliajt dhe ndikimin e rastit në integrimin e Shqipërisë në BE

“Veliajt iu shkelën të drejtat”, raporti i Avokatit të Popullit: Iu prek privatësia mjekësore nga Policia e Burgjeve

December 25, 2025
740 mijë automjete në Shqipëri, Benz-i i pari në listë

Makinat, ndryshojnë rregullat e zhdoganimit/ Ja sa do të vlerësohen mjetet që hyjnë në Shqipëri

December 25, 2025
Këngë e kopjuar? Këngëtari: Mund të jetë sulm i organizuar nga kundërshtarët

Këngë e kopjuar? Këngëtari: Mund të jetë sulm i organizuar nga kundërshtarët

December 25, 2025
Bllokadat në Greqi, Maqedonia e Veriut shpall gjendje krize për energjinë elektrike

Bllokadat në Greqi, Maqedonia e Veriut shpall gjendje krize për energjinë elektrike

December 25, 2025
Kamëz, dy makina përfshihen në një aksident, mbetën të plagosur 4 persona

Kamëz, dy makina përfshihen në një aksident, mbetën të plagosur 4 persona

December 25, 2025
VIDEO/ “Ishin 3-4 veta..!”- Ofendoi në rrjetet sociale, TikTokerja Suada Muça dhunohet brutalisht në Tiranë!

VIDEO/ “Ishin 3-4 veta..!”- Ofendoi në rrjetet sociale, TikTokerja Suada Muça dhunohet brutalisht në Tiranë!

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com