• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim Basha ka ndryshuar dëshminë për 500 mijë dollarët rus

by Mero Baze
19/03/2019 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Lulzim Basha do të shkoj ditën e enjte në Prokurori, për t’iu përgjigjur disa pyetjeve, që drejtësia amerikane ka për atë dhe bashkëpuntorët e vet, lidhur me një financim të paligjshëm prej 500 mijë dollarësh, që një kompani me pronarë rus “Biniatta Trade LP”, ka paguar për llogari të Partisë Demokratike në llogarinë e lobistit të saj, Muzin, në Uashington.

Shqetësimi amerikan është i madh, pasi lobisti i Lulzim Bashës, Nick Muzin, është nën hetim në SHBA për çështje të tjera të sigurisë kombëtare, mes të tjerash për infiltrimin rus në SHBA dhe një çështje delikate të vjedhjes së të dhënave kompjuterike për të goditur kundërshtarët e Emirateve të Bashkuara. Sipas “Neë York Times” ai prej disa muajsh është nën hetim. Drejtësia amerikane ka refzuar të dërgoj në prokurorinë shqiptare deklaratat e Nick Muzin për këtë rast, duke mos i dhënë mundësi Lulzim Bashës të rakordoj opsionet dhe të gjej një mundësi të re për të gënjyer.

Pra Lulzim Basha duhet të jap një version zyrtar për drejtësinë amerikane, nëse është keqpërdorur nga rusët dhe njerëzit e tyre, apo e ka bërë këtë me vetdije.

Por kjo është çështje që Lulzim Basha tani e ka me drejtësinë amerikne dhe për të qenë më I qartë, se çfarë mund ta gjej me të, le të pyes Shkëlzenin.

Ajo që është e rënd, në këtë histori, ka të bëj me prokurorinë e Shqipërisë

Tashmë Lulzim Basha ka shkelur zyrtarisht ligjin shqiptar të financimeve të partive politike, duke mos I deklaruar këto shuma pranë KQZ. Kur plasi skandali në fund të vitit 2017, Oerd Bylykbashi, deklaroi në parlament se: “Këto janë financime të partisë politike dhe do te raportohen sipas ligjit deri në mars te vitit tjetër”.

Këto deklarime nuk u bën kurrë dhe PD është në shkelje të hapur të ligjit shqiptar, po aq sa atij amerikan.

Por meqë flasim për një shumë 500 mijë dollarë pa adresë, Lulzim Basha këtu ka dy qëndrime dhe ka ndryshuar dëshminë publike për to.

Qëndrimi I tanishëm është që ai nuk e di pse lobisti I tij Nick Muzin thotë që i ka marrë këto pare nga kompania me pronarë rus. Dmth ja lë përgjegjësinë lobistit të vet, I cili ka deklaruar që këto pare janë paguar për llogari të PD.

Por më 21 dhjetor 2017, në emisionin “Opinion”, Lulzim Basha ka dhënë një qëndrim tjetër. Ai thotë se këto 500 mijë dollarë janë pare të mbledhura në një “fundraising” nga shqiptaro amerikanët, në dijenin e tij mi 100 vetë, të cilët ja kanë dorzuar lobistit të tij.

Dmth bëhet fjalë po për 500 mijë dollarë, por njëherë Lulzim Basha e di si ku janë gjetur, e kush I ka paguar dhe tashmë nuk e di kush I ka paguar.

E gjitha kjo ndërkohë është e padeklaruar në KQZ, por vetëm në TV dhe përbën një rast të pastër për fillimin e hetimeve nga prokuroria shqiptare.

Që Lulzim Basha ka konsumuar një krim në SHBA, kjo është e qartë, por për këtë nuk duhet të shqetësohemi se aty drejtësia bën punën e saj.

Ajo që ne duhet të shqetësohemi është përse ndaj Lulzim Bashës nuk nis hetimi në Shqipëri, kur ka shkelur haptazi ligjin shqipta, kur ka bërë deklarime publike kontradiktore, që provojnë egzistencën e një pagese 500 mijë dolarrë, paguar pa u dekalruar, ose që nuk tregon si janë transferuar këto shuma nga PD tek paguesit.

AI një herë thotë që e kanë paguar disa shqiptarë që nuk ua di emrat as Lulzim Basha e një herë dy rus që po ashtu nuk I njeh as Lulzim Basha. Për më tepër që një prej rusëve, bashkëthemelues i “Biniatta Trade”, kompanisë fantazmë që pagoi për llogari të Partisë Demokratike, në vitin 1988, ishte një funksionar i lartë i KGB-së.

Kjo nuk e bën Lulzim Bashën automatikisht bashkëpuntorë të rusëve, por një njeri të paguar prej tyre, është e sigurt që e bën. Që ta heq këtë dyshim, Lulzim Basha duhet të deklaroj në prokurori, dijeninë e tij për fondin prej 500 mijë dollarëve, që ka deklaruar se e kanë mbledhur shqiptaro amerikanët për lobistin e tij. Po ashtu prokuroria shqiptare duhet të dërgoj letër porosi për Nick Muzin, që të pyetet për rrethanat që mori 500 mijë dollarë në emër të PD. Dhe kjo kërkon një proces të pastër penal ndaj tij në Shqipëri, pamvarësisht atij në SHBA. Një proces, që ai nuk mund ti shmanget më me procedurë, apo duke marrë raport mjekësor, si në rastin e “Rrugës së Kombit”. Vetëm nëse nxjerr raport që është budalla, mund të shpëtoj.

Next Post
Tragjedi në pishinë, notari ndërron jetë gjatë stërvitjes

Tragjedi në pishinë, notari ndërron jetë gjatë stërvitjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
Bidonë me ujë dhe çadra drejt policisë, protestuesit sulmojnë efektivët. Tentojnë të futen brenda Kuvendit

Bidonë me ujë dhe çadra drejt policisë, protestuesit sulmojnë efektivët. Tentojnë të futen brenda Kuvendit

January 24, 2026
Sali Berisha shkon në seli, Shkëlzeni i bashkohet protestës së PD, ‘mbrohet’ nga gazi lotsjellës

Sali Berisha shkon në seli, Shkëlzeni i bashkohet protestës së PD, ‘mbrohet’ nga gazi lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In