• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim Basha i ‘pa strehë’/ S’deklaron në ILDKP se ku banon, zero shpenzim për qira pas 2019! Aurela pa punë! Shtohet misteri rreth pasurisë së kreut të PD

by Java News
26/11/2021 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sa vjen e shtohet misteri dhe dyshimet rreth pasurisë së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe sidomos sa i takon shtëpisë ku banon sot kryetari i opozitës dhe familja e tij. Në 8 shtator 2021, Lulzim Basha ka dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, deklaratën e pasurisë, në kuadër të detyrimit ligjor për deklarimin e të gjitha pasurive para betimit si deputet, pas ndërprerjes së mandatit në mars të vitit 2019. Report Tv ka siguruar deklaratën e pastrisë që mban firmën e Lulzim Bashës dhe bashkëshortes së tij Aurela Basha.

Asnjë shpenzim për banesë  
Në deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI, Lulzim Basha deklaron vetëm pagën si kryetar i PD-së në vlerë 1 milionë lekë si dhe mbulimin e shpenzimeve në telefon në vlerën 126 mijë lekë po nga PD-ja. Basha nuk ka aplikuar as për trajtim financiar pas dorëzimit të mandatit të deputetit në mars 2019.  Në këtë deklaratë pasurie, Lulzim Basha nuk deklaron asgjë sa i takon shpenzimeve për banim. Në dokument nuk ka asnjë shënim as për shpenzime qiraje, as për blerje dhe as për dhurim banese.

Në tetor të vitit 2019, Lulzim Basha u zhvendos për të banuar në një shtëpi në kompleksin e vilave “Long Hill”, në Tiranë. Basha refuzoi të jepte detaje si dhe të publikonte kontratën e qirasë së pretenduar, për jetesën në një shtëpi, në një zonë të tillë të Tiranës, ku qiraja mujore kushton rreth 2.5 mijë euro në muaj.  I vetmi shpjegim ishte një deklaratë publike e Partisë Demokratike në 28 tetor të 2019, ku përmes një njoftimi zyrtar thuhej se “Pas disa dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, banesa e z. Basha do të duhet t’i nënshtrohet disa punimeve të domosdoshme. Për këtë arsye z. Basha dhe familja e tij janë zhvendosur përkohësisht në një banese me qira…”.

E vetmja mundësi që Lulzim Basha të deklaronte dhe sqaronte raportin e tij me vilën, nëse banonte me qira apo e kishte blerë, ishte deklarimi i pasurisë pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, si një detyrim ligjor. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, duke shtuar më tej dyshimet.

Parashikimi ligjor 
Ligji nr. 9049 për deklarimin e pasurisë, në nenin 4 parashikon që subjekti deklarues duhet të deklarojë çdo ndryshim në llogaritë bankare dhe të gjendjes cash, si dhe si dhe çdo shpenzim i deklarueshëm, me vlerë mbi 300 000 lekë, i kryer gjatë vitit të deklarimit. Gjithashtu ligji parashikon detyrimin për të deklaruar edhe dhuratat dhe trajtimet preferenciale, përfshirë identitetin e personit fizik ose juridik, prej nga vijnë apo krijohen dhuratat a trajtimet preferenciale.

Pra, në çdo rrethanë, Lulzim Basha duhet të deklarojë statusin e banesës së re, nëse e ka marrë me qira, e ka blerë, ia kanë bërë dhuratë apo e kanë trajtuar në mënyrë preferenciale, që do të thotë se kanë strehuar pa i marrë pagesë qiraje. Partia Demokratike zyrtarisht ka deklaruar se Basha jeton me qira për shkak se i është dëmtuar banesa nga tërmeti. Në këto kushte, Basha duket të deklaronte shpenzimet për kontratën e qirasë. Fshehja e pasurisë apo shpenzimeve, refuzimi për deklarim apo mashtrimi me deklaratat e pasurisë përbën vepër penale.

Bie alibia e tërmetit 
Partia Demokratike pretendon se Lulzim Basha është zhvendosur përkohësisht në një banesë tjetër, pasi banesa e tij po i nënshtrohet disa punimeve për shkak të dënimeve nga tërmeti. Një pretendim i tillë nuk është i vërtetë. Së pari tërmeti i madh ka rënë në 24 nëntor 2019, ndërsa Lulzim Basha është larguar nga banesa e tij që në tetor 2019.

Së dyti, edhe pse Basha është zhvendosur në vilë që nga tetori i 2019, që nga ajo kohë e deri më sot, në banesën e tij në pallatin pranë Parkut të Liqenit, nuk është kryer asnjë punim. Edhe aktualisht, apartamenti i Bashës është i braktisur.

Nga ana tjetër, edhe Instituti i Ndërtimit ka rrëzuar pretendimin që ky pallat të ketë pësuar ndonjë dëmtim nga tërmeti. Shqiptarja.com ka publikuar një raport teknik, ku theksohet se pallati nuk paraqet dëmtime strukturore dhe nuk ka rrezikshmëri për banorët. Në këtë pallat, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje apo shqetësim nga banorët për pasojat e tërmetit.

Aurela Basha e papunë 
Sipas deklaratës së pasurisë së dorëzuar në 8 shtator në ILDKP, bashkëshortja e kryetarit të opozitës, Aurela Basha, deklaron zero pasuri dhe zero të ardhura. Referua këtij dokumenti, Aurela Basha është e papunë. Është hera e parë që nga viti 2005 që Aurela Basha nuk deklaron të ardhura. Nga viti 2005 deri në vitin 2018, Aurela Basha deklaronte deri në 50 mijë euro në vitin të ardhura si Drejtore Programesh pranë fondacionit EËPPP në Holandë. Aktualisht, të ardhurat e familjes Basha janë paga e Lulzim Bashës si deputet dhe paga tjetër si kryetar i PD-së.

Mungon pasuria e plotë 
Në deklaratën e dorëzuar në ILDKP në 8 shtator 2021, Lulzim dhe Aurela Basha duhet të deklaronin pasurinë e plotë që nga viti 2005 deri më sot, për shkak se kjo deklaratë nuk është një deklaratë periodike/vjetore, por deklarim pasurie para fillimit të detyrës. Ky detyrim rrjedh për shkak se Lulzim Basha dorëzoi mandatin e deputetit në mars të vitit 2019, ku për rrjedhojë, në bazë të ligjit, plotësoi një deklaratë pas largimit nga detyra. Me zgjedhjen deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe marrjen e mandatit të deputetit, Basha duhet të deklaronte të gjitha pasuritë që ka në pronësi bashkë me bashkëshorten, të luajtshme dhe të paluajtshme. Detyrimi parashikohet në nenin 5/1 të ligjit Nr. 9049, datë 10.4.2003, për kontrollin dhe deklarimin e pasurive. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur./Adriatik-Doçi/shqiptarja.com/m.j

Next Post
Berisha armiqëson PD-në me Bashën, me ‘kauzën’ e luftës kundër ‘regjimit Rama-Luli’

Berisha, akuza nga "Foltorja" në Kurbin: Ju tregoj pazarin Rama-Basha dhe 20% e fitimit që merr Luli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com