• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim Basha i kapur nga George Soros? Basha: Jam takuar por…

by A R
13/01/2017 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i opozitës Lulzim Basha, është sulmuar në mënyrë indirekte si një politikan që ka mbështetjen e George Soros dhe se për këtë arsye nuk ka bërë opozitë të fortë ndaj Edi Ramës. Deri me sot, Basha nuk ishte pyetur ballë për ballë për këtë gjë. Por në një interviste ekskluzive për ‘syri.net’, Basha i jep fund kësaj dileme.

Peka: A është Lulzim Basha i pavarur dhe i pa kapur nga Xhorxh Soros?
Basha: Sigurisht që po Çim Peka, aq sa je edhe ti me sa të njoh të paktën.
Peka: Sigurisht!
Basha: Ai ka qenë një takim i kërkuar nga stafi i Sorosit në kuadër të një vizite që ka bërë në Shqipëri..

Në 6 dhjetor 2014, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në zyrën e tij miliarderin George Soros. Sipas njoftimit për shtyp të aso kohe të selisë blu, gjatë takimit ata diskutuan mbi situatën aktuale dhe sfidat e Shqipërisë. Kreu i PD-së i tha Soros-it se “Shqipëria ka bërë një përparim domethënës në këto 23 vite, por standardet e arritura po kërcënohen nga kursi antidemokratik i dyshes Rama-Meta, e cila është në kërkim të pushtetit absolut”, – u shpreh Basha.

Burimet zyrtare të PD-së, thanë aso kohe për “BalkanWeb” se Basha e njohu Sorosin me ngushtimin e hapësirave institucionale për opozitën, me goditjen fizike dhe kërcënimin e përfaqësuesve të saj në sallën e Kuvendit nga një kontingjent sipas tij i lidhur “me krimin që Edi Rama i ka futur enkas në parlament për këtë qëllim”.

“Standardeve të demokracisë liberale në vend po i kanoset një rrezik i madh nga presioni i përditshëm i qeverisë ndaj medias, shoqërisë civile, dhe institucioneve të pavarura. Mazhoranca po e zëvendëson reformën në këtë sistem, me kapje të drejtësisë duke bërë shkarkime të paligjshme, duke emëruar militantë, dhe duke i bërë presion të hapur gjyqtarëve”,- ishin disa nga ankesat që Basha i ka paraqitur miliarderit dhe filantropit amerikan, George Soros.
Mjaftoi ky takim që lideri i opozitës shqiptare prej dhjetorit 2014 të akuzohej si një figurë e ndikuar dhe e sponsorizuar në politikë nga Soros-i, pretendime të cilat ai i ka hedhur tashmë poshtë./a.m.

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi 14 janar 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

January 11, 2026
Groenlanda, sfida e kryeministrit Nielsen/ Nga ish-kampion i badmintonit në përballje me SHBA

Groenlanda, sfida e kryeministrit Nielsen/ Nga ish-kampion i badmintonit në përballje me SHBA

January 11, 2026
Përmbytjet, Rama: Ndryshimi i klimës realitet! Po hodhëm plehrat në rrugë, pasojat rëndohen edhe më shumë

“Reflektim mbi politikën penale”/ Rama: Drejtësia e sotme është e pavarur, por jo e paanshme dhe cilësore

January 11, 2026
“Të shtëna direkte në kokë”, Trump gati të nis bombardimet në Iran, Izraeli ngre alarmin

“Të shtëna direkte në kokë”, Trump gati të nis bombardimet në Iran, Izraeli ngre alarmin

January 11, 2026
Përmbytjet, Rama: Situata apokaliptike në gjithë rajonin. Familjet e prekura do të dëmshpërblehen

Përmbytjet, Rama: Situata apokaliptike në gjithë rajonin. Familjet e prekura do të dëmshpërblehen

January 11, 2026
‘Digjet’ Irani/ Protestuesit sfidojnë autoritetet shtetërore, shënohen përplasje të dhunshme

‘Digjet’ Irani/ Protestuesit sfidojnë autoritetet shtetërore, shënohen përplasje të dhunshme

January 11, 2026
Valë e fortë acari përfshin Europën! Metereologu: Ka pak raste si ky në këtë shekull

Valë e fortë acari përfshin Europën! Metereologu: Ka pak raste si ky në këtë shekull

January 11, 2026

Ish-truproja e Nanos-Ahmetajt: Erdhe nga PD, njeri me vese. Sa euro le në kazino në Bukuresht?

January 11, 2026
“Nuk pati as kohë për CPR” | Mjekët iranianë përshkruajnë situatën dramatike në spitalet e mbingarkuara nga protestat

“Nuk pati as kohë për CPR” | Mjekët iranianë përshkruajnë situatën dramatike në spitalet e mbingarkuara nga protestat

January 11, 2026
Semani dhe Shkumbini dalin nga shtrati! Në Shkodër, rreth 525 ha tokë nën ujë. Rrugë të bllokuara në Gjirokastër

Semani dhe Shkumbini dalin nga shtrati! Në Shkodër, rreth 525 ha tokë nën ujë. Rrugë të bllokuara në Gjirokastër

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In