• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulishte dhe kënd lojërash tek aneksi i stadiumit “Arena Kombëtare”, Veliaj: “Dhuratë për fëmijët e Njësisë 2″

by Java News
29/12/2018 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa stadiumi “Arena Kombëtare” po merr formë përfundimtare, Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rehabilitimin e zonës përreth. Për shumë kohë, hapësira mbrapa stadiumit ka shërbyer si një vend depozitimi mbetjesh, pa asnjë funksion, kurse sot po rigjallërohet si një kënd lodrash dhe mjedis çlodhës.

“Jam shumë i lumtur që shoh një projekt të ri të dy ndërmarrjeve shembullore të Bashkisë së Tiranës, të cilat me forcat dhe mjetet e tyre po kthejnë një hapësirë të degraduar të qytetit, si fusha pas stadiumit “Qemal Stafa”, në një hapësirë fantastike për fëmijët e gjithë familjet e kësaj zone. Sigurisht, bëhet në vigjilje të hapjes së stadiumit në pranverën apo verën e vitit tjetër dhe besoj se shkon me premtimin tonë për të rikuperuar çdo hapësirë publike”, tha Veliaj.

Transformimi do të vijojë edhe me pjesën përballë stadiumit kombëtar, si parkingu nëntokësor dhe hapësira mes impiantit dhe rektoratit, që do të kthehet në një hapësirë pedonale. “Në gjullurdinë e rrumpallën e viteve ‘90 këtu janë kthyer e kompensuar prona, por ama çdo cep që kemi gjetur, që është ende pronë publike, e kemi transformuar. Ky transformim ka të bëjë me pjesën publike të fushës, pas stadiumit “Qemal Stafa”, që do të vazhdojë edhe me pjesën përballë stadiumit; ka të bëjë me parkingun nëntokësor, që po ecën me ritme të jashtëzakonshme, sigurisht edhe me shpronësimin e ndërtesës 5 katëshe që është mes stadiumit dhe rektoratit, që gjithashtu do të largohet për të krijuar një tjetër hapësirë pedonale, si para, si pas stadiumit, kurse stadiumi do të dalë në pah si një “xhevahir” i Tiranës moderne”, nënvizoi Veliaj.

Nisur nga suksesi i këndeve të lodrave në çdo lagje të Tiranës është menduar të lihet një hapësire, e cila në të ardhmen do shërbejë si opsion për të instaluar lodra të ndryshme për fëmijët e qytetit. “Jam shumë entuziast që Viti i Ri do i gjejë fëmijët e kësaj zone me një kënd lodrash, që të mos jetë nevoja të shkojnë deri tek Liqeni për të luajtur. Është si dita me natën me atë që gjetëm, por gjithmonë më e mira është përpara, ndaj nuk besoj se ka dhuratë më të bukur nën pemën e Vitit të Ri, se sa një tjetër kënd lojërash dhe hapësirë çlodhëse për Njësinë 2. Ndaj, i uroj gëzuar festën fëmijëve nga mosha 1 deri në 100 vjeç”, deklaroi Veliaj, teksa siguroi se brenda mandatit tjetër në kryeqytet do të jenë mbi 100 kënde lojërash dhe hapësira çlodhëse.

“Mezi pres që vitin tjetër, siç kemi bërë deri tani 37 kënde lojërash, ta dyfishojmë këtë numër dhe të kemi brenda mandatit tjetër mbi 100 kënde lojërash në Tiranë dhe hapësira rekreative”, u shpreh ai.

Rikualifikimi i kësaj sipërfaqeje i shton Tiranës një tjetër lulishte, e cila do të bëjë të mundur që kjo sipërfaqe e gjelbër të vizitohet nga çdo moshë. Projekti parashikon sistemimin e ambienteve çlodhëse për moshën e tretë, ndërtimin e një shatërvani, shtrimin e rrugicave me pllaka dekorative, vendosja e ndriçimit, spote ndriçues, bordurat konturuese, stolat, koshat, pemë, lule etj./a.meta

Next Post
Pas padisë për shpifje, Bashkia kallëzim të ri penal Lulzim Bashës për konflikt interesi

Pas padisë për shpifje, Bashkia kallëzim të ri penal Lulzim Bashës për konflikt interesi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet të ketë braktisur dy fëmijët e mitur, nis hetimi për 26-vjeçaren

Kurbin, përfshihet nga flakët servisi, digjen goma dhe dy automjete (DETAJET)

January 10, 2026
Situata nga reshjet, 266 hektarë tokë ende nën ujë në Shkodër/ Rruga për në Obot e kalueshme vetëm me mjete të larta

Situata nga reshjet, 266 hektarë tokë ende nën ujë në Shkodër/ Rruga për në Obot e kalueshme vetëm me mjete të larta

January 10, 2026
Moti i keq në qarkun e Durrësit, gjithsej 848 banorë të evakuuar/ 2800 ha tokë në Sukth ende të përmbytura

Moti i keq në qarkun e Durrësit, gjithsej 848 banorë të evakuuar/ 2800 ha tokë në Sukth ende të përmbytura

January 10, 2026
Parashikimi i motit../ Edhe sot do të ketë reshje shiu dhe stuhi bore

Parashikimi i motit../ Edhe sot do të ketë reshje shiu dhe stuhi bore

January 10, 2026
Klos, policia zbardh ngjarjen/ Makina ra në përrua, arrestohet shoferi pasi nuk i dha ndihmë pasagjerit. Detajet e reja

Klos, policia zbardh ngjarjen/ Makina ra në përrua, arrestohet shoferi pasi nuk i dha ndihmë pasagjerit. Detajet e reja

January 10, 2026
“NATO duhet të kuptojë rëndësinë e saj për ne”/ Trump këmbëngul sërish për Groenlandën: Duhet ta marrim patjetër

“NATO duhet të kuptojë rëndësinë e saj për ne”/ Trump këmbëngul sërish për Groenlandën: Duhet ta marrim patjetër

January 10, 2026
Moti i keq/ Rama: Vijon puna për përballimin e situatës

Moti i keq/ Rama: Vijon puna për përballimin e situatës

January 10, 2026
Moti i keq, ARRSH: Ja akset që kanë probleme, shoferët të tregojnë kujdes

Moti i keq, ARRSH: Ja akset që kanë probleme, shoferët të tregojnë kujdes

January 10, 2026
VIDEO-Klos, makina me dy persona bie në përrua/ Shpëton shoferi, nuk dihet ende ‘fati’ i pasagjerit

VIDEO-Klos, makina me dy persona bie në përrua/ Shpëton shoferi, nuk dihet ende ‘fati’ i pasagjerit

January 10, 2026
“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In