• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luli ta quk mandatin

by Enkel Demi
19/06/2016 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

Është zbavitëse të shohësh Lulzim Bashën në pozita kërcënuese. Kjo, pasi si gjithçka kallpe që ka shitur qysh kur theu kutitë për t’u bërë kryetar, edhe kërcënimi për dreq nuk i shkon. Nuk ja del dot të jetë “i forti” i opozitës, i cili gjëmon dhe tut armikun. Sërish edhe në këtë rast vesh një kostum që i rri si mos më keq pas trupit të hajthëm. Meqë, ka një vit që gënjen për reformën në drejtësi me të njëjtin pasion, tash ngjan si Estrada e Ballshit. Kë kërcënon? Shumicën? Ndërkombëtarët? Të vetët? Këdo që të kërcënojë sot, i ka shujt në rrena dje. Ndërkombëtarëve u thoshte reformën e dua, por nuk e do doktori. Doktorit i thoshte nuk e dua reformën, por ma kërkojnë ndërkombëtarët. Jozefinës i thoshte që po qëndron fort, ndërsa Johannes Hahn, tek e takonte sy më sy, i qahej se të vjetrit i kanë zënë pritë.

Ka gjasa që nuk i ngjit kërcënimi, sepse as vetë nuk e beson atë, si tërë gjërat që i ka shpallur dhe i ka lënë në mesrrugë. Si do ta ketë frikë qeveria këtë njeri, kur në fund të vitit kërcënoi se gjindja do të derdhej në rrugë, ai do të vendosej në ballë të saj dhe janari do të ishte muaji i ferrit për Edi Ramën. Shkoi janari, shkurti, marsi, prilli, maji, po shkon dhe qershori. Është e vërtetë që Rama nuk e ka kaluar këtë kohë në parajsë, por në purgator, dhe kjo falë Ilir Metës, jo Lulit.

Tash, kreu i opozitës kërcënon se nëse trafikohet një mandat i vetëm i opozitës, do të digjen gjithë mandatet e saj në Kuvend. Pyetja që të ngacmon është se si ndodh që fizikisht të digjen mandatet? Me vajgur? Fjala vjen një piroman i opozitës ia merr mandatin Edmond Spahos, i cili e mban në thile të xhaketës dhe ia djeg mu në turi. Apo ligjvënësit demokratë mblidhen tek kopshtija e partisë i hedhin mandatet, i bëjnë grumbull dhe u vënë flakën? Dikush mban një fjalim se këto janë mandate të mallkuara dhe ata shpëtuan nga syri i keq. Pak a shumë si pjestarët e ISIS, kur digjnin pasaportat perëndimore. Kërshëria që anglezët thonë se vret macen, nuk të lë pa mësuar si do digjen këto mandate. Si do e përvëlojnë mandatin e Genc Rulit, Igli Carës, Majlinda Bregut, Astrit Patozit, Eduard Selamit? Do jetë alamet shfaqje!

Por, duhet me qenë pak më serioz me një njeri që prodhon hajgare edhe kur dëshiron të të kallë datën. Ky kërcënimi i fundit dëfton ditës për diell që kryetari i opozitës nuk ka kurrfarë pushteti mbi ata ligjvënës që i nis në Kuvend për të bërë politika të këtilla që pas një viti të fitojë zgjedhjet. Nuk ua ka besën deputetëve të tij dhe po ua jep dënimin kapital për mendimin që mund t’u shkojë në kokë, jo për veprën, e cila ende nuk është kryer, jo më të ketë mbetur në tentativë.

Ligjvënësit mbahen pas rreshtit jo me parimin “frika ruan vreshtin”, por sepse u binden rregullave të partisë, statutit të saj dhe aspirojnë për një program që do i sjellë në pushtet. Ky rregulla në parti nuk ka, sepse i hyri me sakicë kutive. Statutin e ka bërë copë duke e shkelur, mjaft të vësh re si i janë bërë degët si rrjetë merimangash. Programin ka tre vjet që thotë se do e bëjë, por veç Grida diç thotë, kur takon anëtarësinë pa leje.

Ndaj sot nuk i ka mbetur gjë tjetër veç të bredhë mesoreve të PD-së me shkrepse në dorë dhe kë ndesh i thotë: “Unë ta quk mandatin”.

27.al

Next Post

Helikopteri, FA: Pilotët ishin të trajnuar e të certifikuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
224 raste të trafikimit të makinave për atentate u regjistruan në 2025! Nga Kosova trafikohen kryesisht armët

224 raste të trafikimit të makinave për atentate u regjistruan në 2025! Nga Kosova trafikohen kryesisht armët

February 8, 2026
Tërmeti i 2019-ës, Qeveria miraton përdorimin e mbi 220 mln lekëve në bashkitë Durrës dhe Shijak për rindërtimin!

Sigurimi nga tërmetet e përmbytjet, si do të funksionojë skema me detyrim dhe cilat janë përfitimet?

February 8, 2026
Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare dhe nënën e saj për 30 orë, arrestohen 5 persona në Francë

Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare dhe nënën e saj për 30 orë, arrestohen 5 persona në Francë

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In