• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luli, si eksperimenti social i doktorit

by Keti Bazhdari
27/02/2017 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Keti Bazhdari

Sa më shumë që kalon koha aq më shumë bindem se Lulëzim Basha është kavia që i vlen doktorit për të provuar shumë gjëra njëherësh.
…Dhe deri këtu s’ka  asgjë të veçantë, realiteti i të bërit karrierë në Shqipëri e njeh si fenomen serial këtë.
E veçanta fillon kur merr të analizosh morbozitetin e lidhjes që i mban bashkë dy njerëz, që secili në formën e vet do të hajë tjetrin;
Luli edhe pse person i vetëdijshëm ofrohet vullnetarisht si kavie, por hiqet sikur se di. Doktori nga ana e vet hiqet shumë i sigurtë për natyrën e gjërave, por bashkëjeton orë e sekond me frikën që se lë të qetë as në pension dhe për të ky Lul është zgjidhja jetike. Këtë si duket e kap me vështirësi Luli, ndaj ekzaltohet sa herë doktori ia provon që është ai i zgjedhuri kryesor për tu përdorur. Me sa duket mendon se në këtë formë, një ditë të afërt, doktori do t’ia servirë në pjatë fuqinë e vet. Doktori nga ana e tij është i kënaqur që i është servirur në pjatë Luli, sepse pikërisht ky Lul i duhej për të mbajtur dhe shtuar fuqinë e vet dhe sìgurisht i vetmi që nuk ia cënon. Nuk mund ta them kur kjo marrëdhënie perverse do të hasë fundin e pashmangshëm, por një gjë është e qartë; kjo lojë pasimesh të ulëta e ka futur në krizë pa kthim identitetin e forcës politike opozitare më të madhe në Shqipëri.
Dhe problemi nuk qëndron tek shpërbërja e një strukture politike, pasi partitë e kanë një cikël të tyrin që mbaron, duke i hapur rrugë krijimit të qendrave të reja ideleogjike dhe të interesit, por tek fakti që s’po vjen si një proces i natyrshëm. Po insistohet të defaktorizohet opozita shqiptare në kulmin e nevojës për opozitë dhe për këtë fajtor do të kujtohet vetëm një person. Luli, i riu, që në vitet 90 ishte fëmijë dhe sot do duhej të ishte risi për vetë mentalitetin dhe kulturën e të bërit politikë, aq më tepër që ka jetuar dhe është shkolluar në një vend të lirë e demokratik, sic është Hollanda, pa qenë nevoja të jetë tapeti i askujt. Fatkeqësisht, si gjithnjë fatkeqësi në këtë vend, ky person zgjedh t’i përshtatet e biles ta tejkalojë hipokrizinë e nomeklaturistit plak dhe nuk e them nëse e bën për naivitet apo sepse demokracia shqiptare pluskon në nivelin më të fëlliqur të kompromentimit të saj, por në sytë e djalit gjysëm hollandez, unë përfundimisht dalloj një mosvlerësim për vendin ku ka lindur. Duket, që me vullnetin e tij të lirë as nuk ka dhe as do të kishte zgjedhur ndonjëherë të jetonte në Shqipëri. I gjendur në këtë pastice, rastin e shikon si oportunitet dhe e elektrizon ajo idea e dorës së pokerit me 4 as-a ku mbledh gjithë sa është mbi tavolinë dhe ia mbath fitimtar…
Me sy hapur kjo ka shans 1 në 10 milion t’i ndodhë Lulit dhe nëse ka ndërmend vërtetë t’ia mbathë një ditë, më mirë ta bëjë nesër në mjes herët, mundësisht pa lënë adresë, sepse më fitimtar se sot s’ka për të qenë kurrë. Sa kohë ky personazh të rrijë mes doktorit të sëmurë që s’e lëshon me gjithëfarësoj marifetesh dhe militantit me zero sens kritik, mundësia më e madhe është ta shohë veten shumë shpejt nën rrënojat PD-së. Doktorit s’do t’i shkojë shumë dhe do t’ia heqë edhe tullën e fundit nga themelet. Njerëzit egoist si Saliu janë totalisht të përqëndruar tek vetvetja dhe nuk janë në gjendje të ndërtojnë diçka që vazhdon edhe kur ata s’janë. S’mund ta pranojnë kurrsesi mitin e një organizate pa qenë vetë në qendër, aq më tepër kur kanë lënë erë të keqe nga pas. Praktikisht Saliu po e përdor Lulin për t’i trashëguar mëkatet e veta dhe sapo t’ia ketë kaluar të plotë aktin, do ulë perdet dhe do fikë dritat e PD-së. Ai do të mbetet fitimtari dhe Luli fajtori. Do bëjë me Lulin, PD-në e gjithë të tjerët atë që bëri me idealet për demokraci të shqiptarëve. I përdori sa kohë iu deshën për pushtetin e famën e vet e sapo këto ideale filluan të hynë në fazën e materializimit, ai për shkak të konfliktit personal të interesit nisi t’i trajtojë si propagandë armike. Kush pati pushtet këto 26 vite se ka të lehtë t’i dali para qoftë dhe idealeve të veta, por e di që historia pa këtë përballje nuk hedh asnjë rresht. Ka nga ata që e ndërmorën të ndërgjegjshëm këtë rrisk, por ka edhe psikopatë si doktori që i bëjnë rezistencë me ç’të mundin, me Lulin që përdoret si mish për top, me heshtjen e të korruptuarve, me kakarisjen e ndonjë budallai apo budallaqe tjetër që shërben sa herë duhet ndezur rivalitet në kotecin e doktorit. Me pak fjalë i madh e i vogël me rregjizor de jure Lulin e de facto doktorin, po punojnë për një telenovel që projektohet çdo ditë në bulevardin e Tiranës me titull “Partia Demokratike strehë e korrupsionit dhe e prapambetjes”.
S’ka fyerje më të rëndë, për një forcë që fillimisht patì krejt tjetër projeksion, atë të aspiratave për liri e shtet të së drejtës të qindra mijra njerëzve që e deshën nga distanca dhe pa interes.
Ku janë sot këta njerëz?!
A ka shqiptarë që besojnë prapë te Partia Demokratike dhe jo se demokracia është Saliu?! Duhet të çoheni dhe t’i vini fre këtij pengmarrësi që s’do njeri me integritet afër. Lidheni në çmendi dhe vendosni njerëzit e duhur dhe të papërlyer në krye, ata që janë profesionistë dhe mendojnë për të mirën e vendit sepse ka plot, por i kanë eklipësuar dhe i eklipësojnë cdo ditë këta lugetërit me propagandë të pistë. I gjithë operacioni zgjat 1javë, s’ka kosto dhe i sjell vetëm të mira demokracisë shqiptare.
… E pastaj protestoni e vetëm protestoni, sepse është detyrë e opozitës, por bëjeni këtë për hallet tuaja, jo për hallin e Saliut që s’di ku të fshehë milionat.

Next Post
Doktori xhihadist? E ëma: Vendim ekstrem, është mjek i shkëlqyer, i ndihmon të gjithë

Korrupsioni në drejtësi/ Oficeri i krimeve: Prova të pakundërshtueshme për Andrean

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In