• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luli, më në fund ka nisur të bëjë opozitë…

by Artur Ajazi
20/12/2021 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Duke i dhënë fund “dualizmit” në parti, Lulzim Basha ka nisur të bëjë më në fund opozitë në sallën e Parlamentit. Ngrihet pas çdo replike,përmëndje emri, ngrihet pas çdo fjalimi të kryeministrit, flet, akuzon, trash zërin, nis avazin e vjetër, dhe pastaj sërish kërkon fjalën. Duke shkelur rregulloren e Parlamentit, dhe duke mos ditur çfarë kërkon në ndërhyrjet e tij, Lulzim Basha po shfaqet së fundi, si “opozitar i fortë” dhe thotë se “akuzat e tij për inceneratorët janë të vërteta”. Edhe pse akoma nuk u ka dhënë fund trazirave brënda partisë tij, edhe pse pret me ankth vendimin e gjykatave për fatin e tij si kryetar i PD-së, ai nuk mungon të shfaqet më në fund si “zë i fuqishëm opozitarist”. Eshtë ai, Lul Basha, që deri para 9 Shtatorit, nuk nxirrte zanore pa marrë lejen nga “babai politik”, është ai Lul Basha që ka humbur 5 palë zgjedhje, që ka humbur legjitimitetin për të qenë kryetar partie, është Lul Basha që pas 8 vitesh kujtohet  dhe deklaron “ndarjen nga e kaluara, ndarjen nga 21 Juanarin, Gërdeci, Rruga e Kombit” etj..Si mund ti besosh Lulit sot, kur ka dhënë prova se, duke akuzuar ka përfituar, si mund ti besosh Lulit sot, kur duke trashur zërin dhe duke vënë gishtin mbi ministrat dhe kryeministrin, akoma nuk ka “pastruar” emrin e tij nga proceset gjyqsore ? Atëhere, cilin Lul të besojmë, atë të para, apo pas 9 Shtatorit, atë të para apo pas 25 Prillit ?  Jo, nuk mund ti besosh më një politikani dështak, ashtu si  nuk  mund ti besosh më kurrë as “babait tij politik”. Mes tyre ka 3-4 muaj që ka nisur beteja për të rimarrë dhe mbajtur  partinë, mes tyre ka kohë që ka nisur lufta akuzave dhe kundërakuzave, mes tyre do të ketë thellim të skandaleve, dhe shqiptarët nuk mund të jenë dhe bëhen pjesë e tyre. Lulzim Bashën nuk e pengonte askush, të ishte pranë të pastrehëve nga tërmeti, nuk e pengonte askush të ishte pranë qytetarëve qysh në nisjen e pandemisë, nuk e pengonte askush të nxiste vaksinimin, por ai me ndërgjegje të plotë ka qenë pengues, akuzues dhe fallcifikues i rëndomtë. Lulzim Basha, vjen nga  e shkuara e Partisë Demokratike, vjen nga e shkuara e politikës, dhe nuk mund të mashtrojë askënd duke deklaruar se “po ndahemi nga e kaluara e korruptuar dhe inkriminuar”. Askush nuk e beson sot Lul Bashën, jo sepse janë me Sali  Berishën. Por sepse ai ka qenë dhe mbetet një kontribues rradikal i sabotimit të çdo procesi progresist që ka patur vendi, duke dëmtuar rëndë madje, edhe shëndeti e shqiptarëve. Lul Basha, përfaqëson partinë e regresit, dhe mbetet përfaqësuesi më i denjë i një politike destruktive, e cila rrezikon ta shpjerë  vendit drejt greminës.Kryeministri Edi Rama,mbetet garancia më absolute ndaj një agresiviteti të pazakontë të segmenteve regresive të politikës, që po përpiqen të pengojnë, përgojojnë, dhe dëmtojnë, jo vetëm proceset integruese, investuese, por edhe iniciativat që lidhen me shëndetin e shqiptarëve.Duke baltosur gjithçka lidhet  edhe me luftën e mjekëve në këto kohë kaq të vështira të pandemisë,partia e mbetur e Lul Bashës ka humbur përfundimisht respektin e shumicës së shqiptarëve. Të bësh opozitë me krizat dhe pandemitë, do të thotë të jesh i vogël jo i madh, do të thotë të jesh dritëshkurtër dhe jo vizionar, do të thotë të jesh e shkuara dhe jo e ardhmja, o Lul.

Next Post
3 shenjat e Horoskopit që do të kenë një javë të mbarë

3 shenjat e Horoskopit që do të kenë një javë të mbarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

March 14, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Ironia perverse e demokracisë sonë

March 14, 2026
Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

March 14, 2026
Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne

Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne

March 14, 2026
Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

March 14, 2026
Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 14, 2026
Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

March 14, 2026
Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

March 14, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

March 14, 2026
Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In